LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Ali Lajçi, hyri në historinë politike të Kosovës në vitin ’81

Kurti: Ali Lajçi, hyri në historinë politike të Kosovës në vitin ’81

Në nderim të jetës, veprës dhe kontributit për shtetin e Kosovës, sot u mbajt Akademi Përkujtimore për veprimtarin dhe ish-deputetit e Kuvendit të Kosovës, Ali Lajçit .

Në këtë ngjarje e cila u zhvillua në ambientet e Pallatit të Rinisë, mori pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Kryetarin i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Duke kujtuar e përkujtuar për veprimtarinë patriotike dhe angazhimin e tij gjatë një periudhe mbi 45 vjeçare, përfshirë edhe si deputet i Republikës së Kosovës, e kryetar i Komunës së Pejës, kryeministri Kurti u shpreh se Ali Lajçi, hyri në historinë politike të Kosovës në vitin ’81, nga një portë e madhe e historisë sonë dhe me një thirrje të lartë.


“Nga ai kemi mësuar se si duhet dheu i atdheut me punë që mbronë, me angazhim që ruan pa kursim e pa pushim”, tha kryeministri Kurti ndër të tjerash.

Në përkujtim të veprimtarisë së Ali Lajçit, foli edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili tha se Ali Lajci do të kujtohet për kontributin e tij shumëdimensional për popullin  e për shtetin tonë, dhe për dashurinë e pakusht për popullin e Kosovës e për kombin shqiptar.

Në këtë Akademi përkujtimore, në emër të familjes  foli edhe djali i tij Ngadhnjim Lajçi, i cili fjalën e filloi duke falendëruar të pranishmit që morën pjesë në këtë ngjarje në nderim të babit të tij. Ai u shpreh se babai i tij, ishte një person veprat e të cilit do ta mbajnë të gjallë me krenari në zemra dhe mendjet tona, frymëzim jo vetëm për familjen.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
Kalo në kategori