LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Me Agimin fitoni një punëtor dhe një shërbëtor të madh të Mitrovicës, ndërsa me të tjerët fitoni sundim e zullum

Kurti: Me Agimin fitoni një punëtor dhe një shërbëtor të madh të Mitrovicës, ndërsa me të tjerët fitoni sundim e zullum

Pas zyrtarizimit të marrëveshjes për vazhdimin e koalicionit AKR-VV, Abin Kurti, sot ka qendruar në Mitrovicë ku ka ardhur për t’i dhënë mbështetje kandidatit për kryetar, Agim Bahtiri.

Në këtë takim të organizuar me strukturat e të dy partive, Abin Kurti ka thënë se Agim Bahtiri është kryetari i tanishëm dhe i ardhshëm i Mitrovicës, ku edhe iu bëri ftesë të pranishmëve që në orët dhe ditët e mbetura të dilet shtëpi për shtëpi për t’i siguruar fitore të fuqishme më 19 nëntor.

“Pavarësisht partive që i përkisni, të gjithë së bashku të dielën dilni në votime masivisht, sepse na duhet një fitore masive. Më 19 nëntor Mitrovica do të tregoj se e don Agimin për kryetar, e jo ata që kanë qeverisur para tij. Agimi e ka gjetur Trepçën dhe Mitrovicën të ndarë, mirëpo ai nuk ka lejuar të bëhet edhe më keq se që ishte dhe është përpjekur me mish e me shpirt, me mendje e me zemër, që të bëjë punë të mira për ta ndalur të keqen dhe për këtë gjë ka pasur mbështetjen e nënkryetarit dhe drejtorëve që vijnë nga radhët e VV-së”, deklaroi Kurti.


Albin Kurti tha me Agim Bahtirin e fitoni një punëtor e një shërbëtor të madh të qytetarëve të Mitrovicës, ndërsa me të tjerët Mitrovica fiton sundim e zullum.

Ndërkaq, kryetari i Mitrovicës dhe kandidati për kryetar në mandatin e ardhshëm qeverisës, Agim Bahtiri, ish liderin e VV-së dhe deputetin e kësaj partie, e quajti kryeministër të ardhshëm të Kosovës, duke thënë që është njeriu të cilin e vlerëson më së shumti.

“Nuk do të lejojmë asnjëherë që dhe me asnjë çmim që të rikthehen në qeverisje ata që kanë qenë para vitit 2013, sepse ata njerëz e kanë shkatërruar këtë vend. Njerëzit që i ka pensionuar Bekim Jashari në Skenderaj, vijnë edhe kërcënojnë në Mitrovicë, por ju them mjaftë, sepse nuk ka në botë njeri që e frikëson Agim Bahtirin. Serbët kanë menduar dhe po mendojnë ende se do të vjen dikush në krye të Mitrovicës dhe do të pranojë që kufiri administrativ të vendoset në mes të lumit Ibër, por këtë nuk e kam lejuar dhe po ju betohem se këtë nuk do ta lejoj asnjëherë”, ka thënë Bahtiri.

Ai duke folur për negociatat e Brukselit për Mitrovicën, ka treguar se vazhdimisht është konsultuar me Albin Kurti.

Në trend

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Kalo në kategori