Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kujtuar veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Adem Demaçin.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti kujton se si 22 vite më parë, Adem Demaçi mori detyrën e përfaqësuesit politik të UÇK-së.
“Idealisti i moçëm, i cili kishte kaluar tre dekada në burgjet e pushtuesve të kombit të tij, u bashkua me idealistët e rinj, që kishin nisur luftën e armatosur për çlirim. Ideali ishte i njëjti, ai i bashkimit të shqiptarëve, jo për të dalë mbi të tjerët, por për t’u bërë të barabartë me ta. Jo për hakmarrje, por për drejtësi. Jo për inat, por për t’i hapur rrugë bashkëpunimit mes popujve fqinjë. Nuk ka paqe e zhvillim të Ballkanit nëse popujt nuk ia njohin lirinë e barazinë njëri-tjetrit”, ka shkruar Kurti në Facebook, duke shtuar se Adem Demaçi i dha emër ndërkombëtarisht UÇK-së.
“Ai ishte i vlerësuar me çmimin prestigjioz evropian Sakharov, dhe ishte fytyra e gjallë politike e padrejtësive serbe ndaj shqiptarëve. Ndërsa UÇK-ja i dha Adem Demaçit substancë. Ajo ishte realizim i vonë i përpjekjes së tij të kahershme”.
“Me mish e me shpirt Adem Demaçi punoi, hapi zyrën në Prishtinë pa u trembur nga okupatorët mizor, dhe nuk u ndal as në ditën më të zezë. Ai nuk trembej, se punonte me drejtësi”.
“Do t’i kujtoj gjithnjë si të pandarë bacën Adem dhe UÇK-në, sepse përpjekja e popullit tonë për liri, qoftë në ilegalen para luftës apo me armë në dorë gjatë luftës, janë frymëzim për një politikë që nuk shitet e nuk blihet, që nuk koritet e çnderohet, as sot e as nesër”.
“Por që punon pa u ndalur, me vetësakrifikim, për realizimin e projekteve e premtimeve, për avancimin tonë kolektiv, për drejtësinë e lirinë, zhvillimin e paqen”, ka shkruar Kurti në Facebook. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?
Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë