Sami Kurteshi anëtarë i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ka folur lidhur me mos certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.
Ai ka thënë se ka shumë dëshmi të cilat dërguan në mos certifikim të kësaj partie.
“Një prej dëshmive e ofrova edhe aty[në mbledhje] drejtpërdrejtë me zë nga prezantimi i kandidatëve të Listës Serbe që e ka bë kryetari i atij subjekti. Ajo video është e qasshme për të gjithë personat dhe është dëshmi konkrete për këto zgjedhje sepse bëhet prezantimi i kandidatëve për këto zgjedhje”, ka thënë Kurteshi.
Lidhur me kundërshtimin e vendimit të KQZ-së nga ana e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Kurteshi ka thënë se “nuk e ka përcjellë”.
“Nuk e kamë përcjell, skam mund të përcjell asnjë lajm deri tani, nuk e di kush dhe si ka reaguar, ka të drejtë edhe Ambasada Amerikane me reagu edhe ambasadat tjera, është çështje e tyre. Në aspektin institucional unë e kam kryer punën time si anëtarë i KQZ-së edhe si qytetar i këtij vendi”, ka thënë ai.
Në pyetjen e moderatorit se çka nëse PZAP e kthen vendimin, Kurteshi ka thënë se ajo është një nga shkallët e trajtimit ligjor.
“Edhe mundet me kthy PZAP-ja këtë vendim. Ne kemi votuar kundër certifikimit të këtij subjekti politik në këto rrethana, edhe nëse PZAP-ja e kthen, atëherë është qëndrim i PZAP-së, nuk është i joni”, ka thënë ai.
“Ky subjekt nuk e pranon Republikën e Kosovës si shtet dhe këto zgjedhje nuk i pranon si zgjedhje në Republikën e Kosovës”.
Ai ka shtuar se kjo situatë nuk është e njëjtë me atë të 2021-tës.
“Nuk po flasim për rrethana të vitit 2021, po flasim për rrethana të vitit 2025 për zgjedhje. Kjo është fushatë parazgjedhore, ka ngja në ndërkohë një varg veprimesh me karakter terrorist ku Lista Serbe si subjekt politik ka qenë plotësisht e involvume si strofull e organizatave terroriste. Ka ngja sulmi në Banjë, ka ngja sulmi në kanalin Ibër Lepenc, ka ngja ato protestat, barikadat ku janë lëndu disa dhjetëra ushtarë të KFOR-it dhe polic të Republikës së Kosovës. Kurrë, ky subjekt asnjëherë, as publikisht as jo-publikisht nuk është distancuar nga dhuna e ushtruar dhe nga veprimet terroriste. Këto janë arsyet kryesore”, ka thënë Kurteshi duke shtuar se anëtarët e kësaj organizate ende mbajnë takime edhe publike me qeverinë e Serbisë për çështje të Kosovës ku është i pranishëm edhe terroristi Radoiçiq që ka pranuar publikisht se ka udhëhequr sulmin terrorist në Banjë.
‘Ky subjekt politik në atë kohë, terroristi Radojçiq ka qenë nënkryetar i këtij subjekti dhe ky subjekt nuk është distancuar kurrë nga dhuna e ushtruar dhe nga sulmi terrorist dhe nga disa dhjetëra sulme të tjera”, ka thënë Kurteshi në RTVD.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës