LAJMI I FUNDIT:

Kurteshi iu drejtohet të pranishmëve në mbledhjen e KQZ: Vendosni maskat ose dilni jashtë

Kurteshi iu drejtohet të pranishmëve në mbledhjen e KQZ: Vendosni maskat ose dilni jashtë

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së ku po diskutohet për aktivitetet e sekretariatit të KQZ-së për zgjedhjet e tetorit, anëtari i KQZ-së, Sami Kurteshi nga LVV ka kërkuar nga kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj të largohet nga mbledhja ose ta vendos maskën.

Kurteshi tha se po ndihet i rrezikuar kur brenda ditës po vdesin 10 qytetarë si pasojë e coronavirusit.

“E kam një kërkesë, zotëri Ahmetaj, dhe dy kameramanë vendosni maskat ose dilni jashtë. Edhe zotëri kryesues, asnjë njeri në sallë nuk duhet me qenë pa maskë. Ne s’po e marrim seriozisht, por po vdesin 10 njerëz në ditë. Unë jam shumë i shqetësuar me pa përgjegjësinë e njerëzve me hyrë pa maska”, thekson Kurteshi.


Këtë kërkesë e ka mbështetur edhe kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

“Në sallë mos të qëndroj askush pa maskë”, tha ai.

Mbledhja e KQZ-së është duke vazhduar diskutimet në bazë të rendit të ditës, ku pritet të shqyrtohen edhe aktivitet e Sekretariatit të KQZ për zgjedhjet e tetorit./KP

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori