LAJMI I FUNDIT:

Kurteshi e tërheq fjalën “lopë”, e quan hienë ministren Hoxha

Kurteshi e tërheq fjalën “lopë”, e quan hienë ministren Hoxha

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi njëherësh ish-Avokat i Popullit i cili para dy ditësh e quajti “lopë” ministren e drejtësisë, Dhurata Hoxha ka thënë se kjo e fundit nuk meriton kërkimfalje.

Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se ministrja Hoxha ” është një hienë e cila kultivon kurvëri politike të përzier me arrogancë dhe injorancë të neveritshme”, transmeton KlanKosova.

Lexoni të plotë postimin e të tij:


“Kjo ministre e këtij pushteti kriminal dhe vrastar, është një hienë e cila kultivon kurvëri politike të përzier me arrogancë dhe injorancë të neveritshme. Ajo jo vetëm që nuk meriton një kërkimfalje, por meriton çdo përbuzje politike e shoqërore që mund të bëhet. Nëse ajo me zell luan rolin e mashës së shefave të saj, për mbulimin e vrasjes së Astritit, atëherë duhet edhe të përballet me pasojat e rolit që luan. Unë e di se shumë miq të sinqertë e kanë ndier veten keq për shkak të fyerjes me fjalën lopë. Së pari, kjo nuk është fyerje për të dhe sojin e sorollopin e saj vrastar, po është tepër e butë për të, për veprimet e saj politike. Prandaj po e tërheq fjalën lopë dhe po i them hienë, ashtu si janë edhe padronët e saj politikë. Së dyti, ajo në këtë rast është një person politik dhe gjinia e saj nuk luan asnjë rol, edhe pse ky soj i kriminelëve kanë një prirje të hermafroditizmit politik. Unë nuk kam mundur ta quaj gomar, ashtu si quhen shefat e saj të gjinisë mashkullore. Por meqenëse më shumë u pëlqen, atëherë le të mbetem hiena, pa caktim gjinie. Prandaj, vajtimi për fyerjen e një femre, gruaje e apo nëne nga disa njerëz krejtësisht të sojit të saj, si hiena tjetër në rolin e Deputetes Kodra Deliu dhe bashkëveprimtare/ëve dhe bashkëmendimtare/ëve të saj hermafroditë, është shqetësim krejtësisht i rrejshëm në këtë rast, e më shumë në të vërtetë është kurvëri politike e një kaste pushtetore vrasëse. Kjo ministre është trajtuar si çdo person tjetër, pavarësisht gjinisë, që është pjesë e këtij pushteti dhe klani kriminal e vrastar, ashtu si trajtohen të gjithë të tjerët, pa marrë parasysh rolet e tyre, të cila/ët sot në cilësinë e anëtarëve të pdk dhe ldk ende e mbajnë gjallë këtë klikë vrastare. Këta kanë filluar të vrasin kundërshtarët politikë me dorën e shtetit! Prandaj nuk mund të konsiderohen edhe mëtej kundërshtarë politikë. Këta, që sot mbajnë gjallë këtë pushtet kriminal, e kanë instaluar parimin kriminal të armiqësisë në politikë deri në vrasje të kundërshtarëve politikë që moti midis tyre, tani edhe kundër të Vetëvendosjes. Këtyre hienave u dhemb emërtimi me emrin e tyre të vërtetë – VRASËS! dhe jo gjinia apo gjë tjetër. Ta mbajnë me shëndet!”

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori