LAJMI I FUNDIT:

Kurteshi: Dikush qëllimshëm po e ngadalëson hetimin për vdekjen e Astrit Deharit

Kurteshi: Dikush qëllimshëm po e ngadalëson hetimin për vdekjen e Astrit Deharit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Sami Kurteshi, ka thënë se dikush është duke e ngadalësuar qëllimshëm hetimin për vdekjen e Astrit Deharit.

Kurteshi këto komente i bëri në një konferencë të mbajtur për media, ku ka theksuar se familja nuk ka kërkuar vetëm t’i shohë dokumentet që ka krijuar policia dhe prokuroria.

“Familja Dehari ka bërë kërkesën menjëherë pas rastit për hetim ndërkombëtar. Kuvendi ka nxjerr rezolutë që lejon hetimin. Qeverisja Mustafa me Ministrinë e Drejtësisë kanë bërë përpjekje për të mos lejuar një hetim ndërkombëtar”, ka thënë ai.


Sipas tij, ish ministrja e Drejtësisë ka kërkuar edhe përndjekje të ndërkombëtarëve që kanë marr pjesë në obduksion.

Kryeministri Haradinaj kishte premtuar hetim ndërkombëtar, por deri tani nuk është ndërmarrë asgjë.

“Pas një viti që nuk është bërë asgjë, familja ka takuar kryeministrin me kërkesë të lejimit të hetimit ndërkombëtar. Qeveria ka marr vendim që të lejohen 50 mijë euro për hetim ndërkombëtar. Tashmë kanë kaluar dy muaj e gjysmë dhe familja nuk ka asnjë informatë në lidhje me rastin”, ka shtuar Kurteshi.

Sipas tij, ndonëse ka kaluar një vit, ende nuk është bërë asgjë për ta hetuar vrasjen e Astrit Deharit.

“Madje nuk është lejuar edhe hetimi ndërkombëtar, pavarësisht Rezolutës së Kuvendit. Familja Dehari e ka takuar kryeministrin dhe personat kompetentë para më shumë se dy muajve, ku është marrë një vendim që kësaj familje t’i ndahen 50 mijë euro për hetim ndërkombëtar”, ka shtuar ai.

Kurteshi ka theksuar se tash e dy muaj as familja dhe as avokati nuk kanë asnjë përgjigje zyrtare nga organet kompetente në lidhje me rastin, se çka po bëhet.

“Dëgjojmë ministrin e Drejtësisë që jep deklaratë për veprimet që ata janë duke i ndërmarrë, por ende nuk ka asgjë zyrtare dhe ligjore, thjeshtë janë thashetheme që vinë nga institucionet”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori