LAJMI I FUNDIT:

Kurrë nuk duhet ta përdorni këtë gjë në një hotel

Kurrë nuk duhet ta përdorni këtë gjë në një hotel

Është koha e pushimeve dhe udhëtimeve dhe shpesh njerëzit vendosin të qëndrojnë në një hotel.

Një ekspert i kujdesit të flokëve ka zbuluar pse nuk duhet të përdorni tharëse flokësh në hotel.

Tharëset në hotel janë terren për baktere dhe kërpudha, ka zbuluar një studim i ri, shkruan The Sun.


Dhe jo vetëm që mund t’ju sëmurin, por thuhet se mund të shkaktojnë zbokth dhe madje të pengojnë rritjen e flokëve tuaj.

Duket ekstreme, por sipas një trikologu (eksperti të skalpit) është absolutisht e vërtetë.

Jacqui McIntosh ka paralajmëruar pushuesit se tharësja e flokëve mund të jetë artikulli më i papastër që përdorni gjatë qëndrimit tuaj.

Hulumtimi nga ABC News zbuloi se pajisjet e nxehta shpesh anashkalohen nga pastruesit, duke i bërë ato një terren të mbarështimit për mikrobet. /Telegrafi/