1. Xenia Ignatyeva bëri një selfie nga një lartësi prej të paktën 10 metrash për të impresionuar shokët e saj. Por 17-vjeçarja nga Rusia humbi ekuilibrin dhe ra mbi një kabëll elektrik duke gjetur vdekjen.

2. Jenni Rivera, është një “pop-star” meksikane e cila në dhjetor të 2012-ës bëri këtë foto përpara se ajo dhe stafi që e shoqëronte, të niseshin me jet-in që u rrëzua dhe nga ku nuk mundi të shpëtonte asnjëri.


3. Courtney Sanford më 26 Prill të 2014 gjeti vdekjen e menjëhershmë pasi u përplas me makinë, shkaku kryesor ishte se ajo shkrepi një foto teksa po udhëtonte duke shkëputur vëmendjen nga timoni.

4. Jadiel ishte një muzikant i famshëm nga Puerto Rico, i cili e postoi këtë fotografi në Instagram vetëm pak minuta përpara se të pësonte një aksident fatal me motor në maj të 2014-ës.

5. Gary Slok dhe nëna e tij e shkrepën këtë selfie pak minuta përpara se të niseshin nga Amsterdami. Ata ishin pasagjerë të fluturimit MH17 të Malaysian Airlines që u qëllua mbi Ukrainë në korrik të këtij viti.

6. Oscar Otero Aguilar, 21 vjeç, qëlloi veten në kokë teksa po përpiqej të bëntë një foto me armë drejtuar vetes.

7. Karen Hernandez, 13 vjeç, donte të bënte një selfie buzë lumit El Tunal në Durango të Meksikës, por fatkeqësisht ajo ra në lumë dhe u mbyt.

8. Në Mars të 2014-ës, një 21-vjeçar vdiq në Jaen të Spanjës pasi e zuri korrenti kur hipi në majë të një treni për të bërë një foto.

9. Dy vajza iraniane donin të bënin një foto teksa po këndonin ndërkohë që ishin duke ecur me makinë. Por në një moment, shoferja nuk e pa rrugën dhe dy të rejat u përplasën me një makinë. Ato mbijetuan dhe bënë një tjetër selfie, në spital.

10. Një çift nga Polonia të cilët ndodheshin në Portugali për pushime donin të bënin një selfie në majë të shkëmbit, më 10 gusht të 2014-ës, por ata gjetën vdekjen pasi ranë prej aty që të dy. /Shekulli/Telegrafi/