LAJMI I FUNDIT:

“Kur Vuçiq gjendet në vështirësi, mediat serbe publikojnë FAKE NEWS”: Veteranët kroatë po i trajnojnë shqiptarët, për të marrë veriun!

“Kur Vuçiq gjendet në vështirësi, mediat serbe publikojnë FAKE NEWS”: Veteranët kroatë po i trajnojnë shqiptarët, për të marrë veriun!

Mediat në Serbi për një kohë spekulojnë se gjeneralët e pensionuar kroatë do të marrin një rol të rëndësishëm në Ushtrinë e Kosovës.

“Veteranët e “Oluja” trajnojnë shqiptarët! Kroatët mësojnë oficerët e Ushtrisë së Kosovës!”

Ky mund të jetë përshkrimi i një teksti paniku, i publikuar në mediumin serb Novosti.rs ku si edhe më parë, mediat serbe, përsëri zhvilluan teorinë se oficerët kroatë në pension trajnojnë forcat e armatosura të Kosovës, me qëllim të marrjes së veriut të Kosovës.


Zyrtarët kroatë hyjnë në Kosovë përmes Malit të Zi, me miratimin e NATO-s, dhe në të gjithë këtë është i përfshirë edhe Ante Gotovina, shkruan Novosti, përcjell Telegrafi.

Madje, sipas Ljuban Karan, një ish-oficer, ka një kohë të gjatë që ekzistojnë lidhjet e forta mes ushtrisë kroate dhe strukturave të armatosura shqiptare në Kosovë.

“Një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve luftuan në radhët e ushtrisë kroate, dhe këto lidhje janë ruajtur edhe pas luftës. Përvoja e oficerëve kroatë nga “Oluja” dhe “Bljeska” janë veçanërisht interesante, sepse shqiptarët nga Kosova janë duke planifikuar veprime të ngjashme në veri të Kosovës”, citohet të ketë thënë Karan.

Por, sipas mediumit kroat Express.hr, teoritë e tilla dhe të ngjashme drejtohen nga mediat serbe sa herë që Vuçiq gjendet në vështirësi.

Po sipas këtij mediumi, protestat e vazhdueshme të udhëhequra nga një koalicion i paparë i partive të majta dhe të djathta janë mundësi e shkëlqyer për media të Vuçiqit për të nxitur tema lidhur me Kroacinë dhe Kosovën.

Gjithashtu, sipas këtij mediumi, nuk është hera e parë që mediat serbe e lidhin Gotovinën me trajnimin e Ushtrisë së Kosovës.

Atë dhe Mladen Markac mediumi serb Alo i kishte përmendur në lidhje me formimin e Ushtrisë së Kosovës në mes të vitit 2017.

Përveç këtyre, edhe parlamentari serb Milovan Drecun vetëm kishte “konfirmuar” mundësinë që Gotovina dhe disa të tjerë të marrin pjesë në formimin e Ushtrisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori