Shtatori është te dera dhe bashkë me të dhe produktet më të mira të këtij muaji. Nga shegët me kokrra gjithë lëng që të gëzojnë vetëm me pamjen, tek kungujt e zier që të sjellin aromën e zjarrit në fshat me amvisat që gatuajnë byrekun me kungull.
Pesë frutat dhe perimet që duhet të blini këtë muaj:
SPECI I KUQ
Edhe pse specat i kemi gjatë të gjithë vitit në treg, specat e kuq e kanë pikun e prodhimit pikërisht tani. Dhe nuk ka asgjë më shumë së specat e kuq për të na treguar se po i afrohemi vjeshtës. Speci i kuq, për t’u pjekur e skuqur, ai më i plotë për t’u mbushur, ju duhet vetëm të zgjidhni. Janë aq të shijshëm sa dhe të bukur.
Si t’i zgjidhni
Zgjidhni speca që janë të fortë dhe me ngjyra të forta. Ah dhe një gjë tjetër: zgjidhni ata që janë më të shtrembër, sepse janë dhe ato më bio e natyralë.
Si t’i ruani
Mbajini specat në frigorifer, të mbyllur në mënyrë hermetike në qese plastike.
Këshilla shtesë
Për t’i qëruar vendosini në zgarë dhe piqini aq sa lëkura të nisë të nxihet. Pastaj vendosini në një enë dhe mbulojini me qese, paskëtaj lëkura do të bjerë menjëherë.
DARDHA
Dardha thonë e ka bishtin mbrapa. Dhe ashtu është. Dardhat fillojnë të piqen që në muajin gusht, por ato të shtatorit dhe të tetorit janë dardhat më të ëmbla dhe të shijshme që mund të keni provuar.
Si t’i zgjidhni
Dardhat më të mira janë ato të verdha, me aromë dhe pak të buta tek pjesa e qafës. Mos u shqetësoni nëse vijnë pak në ngjyrë të kuqerremtë, pasi është thjesht lëkura dhe nuk ndikon fare në shije.
Si t’i ruani
Dardhat vazhdojnë të piqen edhe pasi këputen nga pema (në të vërtetë ato piqen më mirë nëse këputen më parë nga pema për të evituar një shije më të fortë. Kështu, nëse dardhat janë pak jeshile dhe të forta, thjesht i lini në temperaturën e ambjentit dhe do të piqen mirë dhe shumë shpejt. Më pas mund t’i fusni në frigorifer.
Këshilla shtesë
Pothuajse të gjithë dardhat që shihni në treg janë kryesisht varietete të vjetra. Zona e Peshkopisë dhe Korçës përveç mollëve shquhen dhe për dardha shumë të mira.
SHEGË
Shegët kërkojnë pak punë dhe shpesh bëhet një rrëmujë, por ato kokrrat e kuqe si rubin që dalin pasi kemi hapur në mënyrë aspak delikate shegën, ja vlejnë për shijen dhe vlerat e larta ushqyese.
Si t’i zgjidhni
Zgjidhni shegë, që peshojnë më shumë krahasuar me madhësinë, pasi janë dhe më të shijshmet. Mos u shqetësoni shumë për ngjyrën e tyre, pasi ato mund të jenë nga komplet të kuqe në një të kuqe të kafenjtë, pa ndikuar fare në cilësi. Gjithsesi zgjidhni shegë të cilat kanë një ngjyrë të fortë.
Si t’i ruani
Shegët duhet të futen në frigorifer, pasi mund të zgjasin tre deri në katër javë, shkruan agroweb. Pasi të keni nxjerrë kokrrat futini në një qese plastike të mbyllur në mënyrë hermetike dhe vendosini në frigorifer tek ngrirja.
Këshilla shtesë
Për ta hapur shegën pa bërë rrëmujë, ndajeni lëvozhgën në katër pjesë, pastaj futeni frutin në një enë me ujë dhe ndani lëkurën, duke bërë që kokrrat të dalin menjëherë.
ERËZA TË FRESKËTA
Cila është mënyra më e shpejtë dhe e lehtë për t’i dhënë jetë një pjate të vakët? Shtojini një dorë me erëza të freskëta si borzilok, majdanoz apo mente pak para se të servirni ushqimin dhe magjia u krye duke i dhënë më shumë shije ushqimit.
Si t’i zgjidhni
Kur të zgjidhni erëzat, freskia është e një rëndësie kyçe. Borziloku dhe mentja fillojnë të bien dhe të humbasin aromën e tyre menjëherë pasi janë këputur. Majdanozi është pak më i fortë, por sërish nuk këshillohet të mbahet gjatë.
Si t’i ruani
Në mënyrë të veçantë me borzilokun dhe menten, është t’i trajtoni si lule të sapo këputura- vendosini në një gotë me ujë, vendosni mbi to një qese plastike dhe futini në frigorifer.
Këshilla shtesë
Një nga gjërat më të mira që mund të bëni me erëzat e buta është të bëni salcë, si pesto përshembull. Përzijini erëzat me pak hudhër dhe kripë dhe vendosini në blender, hidhini dhe pak vaj ulliri dhe ja ku keni një super salcë. Po të dëshironi mund t’i hidhni dhe pak lëng limoni. Me këtë recetë, nuk mund të gaboni.
KUNGULL
Nuk po flasim për kungujt e vegjël, por ato të mëdhenjtë me lëkurë të trashë. Kungujt janë ndër të paktat zarzavate me lëkurë të trashë që mund të ruhen gjatë muajve të dimrit.
Si t’i zgjidhni
Zgjidhni kunguj që kanë ngjyra të forta dhe që nuk kanë piesë të buta e të çara. Kërcelli duhet të jetë gjithashtu i fortë.
Si t’i ruani
Kungujt duhen mbajtur në një vend të errët dhe nuk është e nevojshme që të mbahen në frigorifer.
Këshilla shtesë
Për të gatuar kungullin, ndajeni në gjysëm dhe hiqini farat. Mund ta zieni ose ta piqni në furrë në një enë alumini. Kungulli është një mrekulli nëse bëhet byrek, siç është dhe traditë e shumë amvisave shqiptare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë