LAJMI I FUNDIT:

Kur do të zbulohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve evropiane?

Kur do të zbulohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve evropiane?

Zgjedhjet evropiane të vitit 2024 do të përfundojnë pasi qendrat e votimit në Itali do të mbyllen sot në orën 23:00 dhe rezultatet do të fillojnë të bëhen të ditura gjatë natës.

Ndërsa disa vende, përfshirë Holandën, kanë votuar tashmë, të gjitha vendet anëtare do të presin qytetarët italianë që të hedhin votën e tyre të fundit përpara se të dihen rezultatet e para zyrtare, duke penguar vendet që votojnë më herët të ndikojnë në rezultatin e votimit në vazhdim.

Bëhet e ditur se qendrat e votimit në Itali u hapën pasditen e së shtunës, duke u dhënë italianëve më shumë kohë se çdo shtet tjetër evropian për të hedhur votën e tyre, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.


Ndryshe në Luksemburg, ku votimi është i detyrueshëm për ata të moshës 75 vjeç e lart, qendrat e votimit kanë qenë të hapura vetëm për gjashtë orë, nga ora 08:00 deri në orën 14:00.

Publikohet projeksioni i parë i Parlamentit të ri Evropian bazuar në sondazhet parazgjedhore
Lexo po ashtu Publikohet projeksioni i parë i Parlamentit të ri Evropian bazuar në sondazhet parazgjedhore

Orari i hapjes së qendrave të votimit ndryshon nëpër Evropë, me Belgjikën që e ka përfunduar votimin në orën 16:00, Austria në 17:00, Franca dhe Gjermania në orën 18:00 dhe Spanja dhe Portugalia në orën 20:00.

Me mbylljen e qendrave të votimit në Itali, Parlamenti pritet të projektojë totalin e deputetëve të Parlamentit Evropian bazuar në të dhënat nga të gjitha vendet.

Edhe pse së fundmi është publikuar një projeksion i Parlamentit Evropian bazuar në sondazhet parazgjedhore, rezultatet përfundimtare pritet të konfirmohen në orën 01:00.

Megjithatë, përcaktimi për të pritur që shteti i fundit anëtar të votojë përpara shpalljes së rezultateve zyrtare ka qenë praktikë standarde në tre zgjedhjet e mëparshme të BE-së. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Bosnja
Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Evropa
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Bosnja
Zelensky përshëndet bisedimet 'konstruktive' me SHBA, thotë se 'gjithçka varet nga Kremlini tani' - refuzon të njohë territorin e pushtuar nga Rusia

Zelensky përshëndet bisedimet 'konstruktive' me SHBA, thotë se 'gjithçka varet nga Kremlini tani' - refuzon të njohë territorin e pushtuar nga Rusia

Evropa
Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Bosnja
Kremlini reagon pas lajmit se Ukraina ka mbështetur një armëpushim 30-ditor të propozuar nga SHBA

Kremlini reagon pas lajmit se Ukraina ka mbështetur një armëpushim 30-ditor të propozuar nga SHBA

Evropa
Kalo në kategori