Sipas një studimi të ri, gati çereku i popullsisë së botës nuk do të ketë qasje tek vaksina kundër COVID-19-s të paktën deri në vitin 2022, në një kohë kur në Shtetet e Bashkuara, Britani e Kanada vaksinimi ka nisur.
Edhe në rastin më të mirë, kapacitetet prodhuese për të mbuluar të gjithë popullsinë e botës nuk ekzistojnë.
Vendet më të pasura kanë bërë marrëveshje për të blerë pjesën më të madhe të dozave të vaksinave përpara se ato të hynin në fazën e fundit të testimit apo të merrnin miratim nga entet rregullatore.
Ndërkohë një bashkëpunim që synon garantimin e vaksinave për vendet me të ardhura të ulëta e të mesme ka siguruar deri më tani vetëm një pjesë të dozave që ka premtuar të shpërndajë.
“Shumë qeveri në pjesët më të varfra të botës janë tejet të shqetësuara për vonesën e konsiderueshme, me shpërndarjen e vaksinave në vendet e pasura … dhe se kur realisht ato do të mbërrijnë në vendet në zhvillim”, thotë Kate Elder, këshilltare e politikave të vaksinimit në organizatën jofitimprurëse “Mjekët pa Kufij”, e cila nuk ishte pjesë e studimit.
Mbërritja e sasive të para
Javën e kaluar, kompanitë Pfizer dhe BioNTech nisën shpërndarjen e vaksinës së tyre kundër COVID-19-s në Britani.
Pacientët e parë në Shtetet e Bashkuara e Kanada i morën dozat e vaksinës të hënën.
Një vaksinë e dytë e firmës amerikane bioteknologjike Moderna pritet të marrë këtë javë autorizimin për përdorim nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave.
Organizata Botërore e Shëndetësisë po i shqyrton këto vaksina, së bashku me një të tretë të prodhuar nga kompania farmaceutike AstraZeneca dhe universiteti i Oksfordit.
Ndërsa këto dhe vaksina të tjera ishin ende në prova klinike, disa vende ofruan miliarda dollarë për të siguruar qindra miliona doza për popullatën e tyre.
Sipas studimit të ri, 13 prodhues vaksinash kanë nënshkruar marrëveshje paraprake për rreth 7.5 milionë doza. Pak më shumë se gjysma e porosive të kryera ende pa u prodhuar vaksina, u takojnë vendeve me të ardhura të larta, megjithëse ato përbëjnë më pak se 14 për qind të popullsisë së botës.
Kanadaja ka siguruar vaksina të mjaftueshme për të imunizuar popullsinë e saj gati pesë herë, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë rezervuar pak më shumë se një cikël vaksinash për person. Brazili dhe Indonezia nuk kanë porositur mjaftueshëm sa të imunizojnë plotësisht as gjysmën e popullsisë së tyre.
Pasiguritë
Sipas studimit, prodhuesit kryesorë të vaksinave kanë thënë se falë kapaciteteve të kombinuara të tyre do të mundësojnë prodhimin e vaksinave të mjaftueshme për të imunizuar 6 miliardë njerëz deri në fund të vitit 2021.
Sipas skenarit më të mirë, në të cilin çdo vaksinë kandidate do të ishte efikase dhe nuk do të kishte mungesë financimi ose probleme me prodhimin, kjo do të thotë se furnizimet do të ishin tek rreth 1.6 miliardë doza më pak.
Ndërsa pjesa më e madhe e kapaciteteve prodhuese në botë do të jetë në funksion të porosive të kryera paraprakisht për vitin e ardhshëm, deri në 40 për qind mund të jetë ende e disponueshme për vendet me të ardhura të ulëta e të mesme që nuk kanë rezervuar doza, thotë studimi.
Sidoqoftë, disa nga vendet që kanë porositur vaksina më herët kanë mundësinë të blejnë më shumë.
Për shkak se detajet e marrëveshjeve nuk janë publike, nuk është e qartë nëse ato vende do të marrin përparësi.
“Ajo që sjellin në të vërtetë këto marrëveshje mes prodhuesve të vaksinave dhe vendeve është faktori i pasigurisë që i bën shumë vende të tjera të pyesin nëse do të jenë në krye apo në fund të radhës”, thotë bashkautori i studimit Anthony So, drejtor i nismës për Inovacion në Universitetin Johns Hopkins.
Në kushtet kur vendet me të ardhura të ulëta e të mesme rrezikojnë të lihen jashtë, OBSH-ja ka ndihmuar në krijimin e një sistemi, të quajtur COVAX, për të siguruar një qasje më të drejtë ndaj vaksinave që luftojnë COVID-19.
Vendet hedhin para në COVAX për të mbështetur prodhimin e disa vaksinave në të njëjtën kohë.
Meqenëse disa ka të ngjarë të dështojnë, mbështetja e më shumë se një prej tyre, rrit shanset që një vend të ketë qasje tek të paktën një vaksinë e suksesshme.
Anëtarët e programit COVAX-it sigurojnë qasje tek mjaftueshëm vaksina për të vaksinuar deri në 20 për qind të popullsisë së tyre. Organizata synon të shpërndajë 2 miliardë doza deri në fund të vitit 2021.
Të paktën 184 vende i janë bashkuar COVAX-it.
Vaksinat që nuk përfshihen
Vaksinat e kompanive Pfizer dhe Moderna nuk janë pjesë e COVAX-it. Disa vende me të ardhura të mesme po nënshkruajnë marrëveshje dypalëshe mbi dozat jashtë këtij programi (COVAX-it) “por e gjithë kjo bëhet përmes marrëveshjesh të fshehta e jotransparente”, thotë zonja Elder, e organizatës “Mjekë pa Kufij”.
Për sa i takon faktit se kur pritet që këto vaksina të mbërrijnë në pjesën tjetër të botës ajo thotë se “shumë prej nesh nuk dinë asgjë”.
Nga 13 prodhues ilaçesh që kanë nënshkruar marrëveshje paraprake, COVAX-i ka marrëveshje me tre prej tyre. Kjo përfshin 300 milionë doza nga AstraZeneca dhe 200 milionë nga Novavax-i, vaksina e të cilit ndodhet në provat përfundimtare klinike.
COVAX-i gjithashtu është zotuar të blejë 200 milionë doza të një vaksine bashkëpunim i prodhuesve të ilaçeve Sanofi dhe GSK.
Por kjo vaksinë hasi në një pengesë të premten, kur të dhënat e hershme treguan se nuk ishte efektive tek të moshuarit.
Kompanitë Sanofi dhe GSK njoftuan se po vazhdojnë studimin e tyre pas riformulimit të vaksinës. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
Netanyahu i Izraelit kritikon 'skenat tronditëse' gjatë lirimit të pengjeve
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
E godet aksidentalisht me kraharor derisa po dilte nga stacioni i metrosë në Lion, burri humb nervat dhe e godet me thikë në qafë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale