Në faqen Nr. 1246 të dokumentit diplomatik të Kombeve të Bashkuara gjejmë telegramet revoltuese të udhëheqësve fetarë dhe politikë të Shqipërisë kundër priftit tradhtar Anton Ashiku, dërguar asokohe Kombeve të Bashkuara, me kërkesë të Fan Nolit.
Telegramet në fjalë, të dërguara nga Shkodra, Oroshi dhe Tirana, gjatë muajit tetor të 1921, i ka sjell në shqip Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”.
Çështja e Mirditës
Telegramet e dërguara me kërkesën e Imzot Fan Nolit, delegat i parë i Shqipërisë në kuvendin e dytë të Kombeve të Bashkuara.
Shkodër (Shqipëri), 5 tetor 1921.
Si kreu i Episkopatit dhe në emër të të gjithë klerikëve të Shqipërisë, unë e mohoi Atin françeskan Andon Ashiku, tashmë i përjashtuar nga Shqipëria si tradhtar i vendit tonë, i cili ndodhet në Jugosllavi, me një emër të huazuar dhe një mandat të rremë, ku është vënë në shërbim të një kombi të huaj dhe përpiqet të përmbushë në Gjenevë shfrytëzimet më të këqijat.
Kleri katolik mbështet qeverinë e Tiranës dhe në bashkëpunim me të gjithë shqiptarët e të gjitha feve dhe të gjithë krahinën e Mirditës, e cila është dhe do të jetë gjithmonë pjesë integrale e Mëmëdheut.
Kryepeshkop i Shkodrës dhe Mitropolit i Shqipërisë,
(Nënshkruar)
Jak Sereggi
Orosh, 7 tetor 1921.
Unë, udhëheqësi fetar i Mirditës, duke mësuar me habi hapat e ndërmarrë nga Andon Ashiku, i ashtuquajtur delegat kryesor mirditor, që kërkon ndarjen e Mirditës me atdheun tonë, më lejoni të theksoj se qeveria jonë qendrore është thjesht kombëtare, jo-fetare dhe përbëhet nga shtetas shqiptarë të tri feve.
Në emër të të gjithë klerikëve katolikë dhe të popullatës së Mirditës, unë protestoj më të gjithë forcën time kundër veprimeve të shërbimëve të lartpërmendurit, i cili është në shërbim të propagandës së huaj, dhe ju lutem që të mos keni besim në komunikimet që do të bëjë në emër të Mirditës. Shtoj se delegacioni ynë në Lidhjen e Kombeve përfaqëson të gjithë Shqipërinë.
Popullsia e Mirditës mendon vetëm për forcimin e pavarësisë së Shqipërisë dhe mbrojtjen e integritetit territorial të vendit kundër ambicieve dhe intrigave të fqinjëve të saj.
Udhëheqësi fetar i Mirditës
Don Jozef Gjonali
Tiranë, 9 tetor 1921.
Ne, përfaqësuesit e popullsisë katolike shqiptare në Parlamentin Kombëtar, duke mësuar se Andon Ashiku është afruar pranë Lidhjes së Kombeve, në cilësinë e delegatit të Mirditës,nxitojmë të paralajmërojmë Asamblenë e Lartë kundër manovrave të këtij individi që përfaqëson vetëm veten e tij, dhe për më tepër, ai është i njohur si agjent propagandistik i Jugosllavisë dhe si i tillë është përjashtuar prej vitit të kaluar nga territori kombëtar dhe rendi françeskan.
Ne shtojmë gjithashtu se popullsia katolike shqiptare nuk kanë ushqyer apo shprehur kurë ndonjë dëshirë për autonomi, por përkundrazi, ajo është e vendosur të mbrojë deri në fund integritetin, unitetin dhe pavarësinë e atdheut të përbashkët.
Deputetët katolikë në parlamentin shqiptar:
(Nënshkruar)
At Ndre Mjeda
At Fishta
Luigj Gurakuqi
Kolë Thaçi
Shuk Gurakuqi(darsiani)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

U zhduk në ditën kur kishte për tu kthyer në Gjermani, familja thotë se tash e gjashtë vjet nuk dinë asgjë për Mirjeta Zekën

Brenda vitit Shqipëria pritet të nisë prodhimin e mjeteve të blinduara

“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

Presidentja Osmani në iftar të veçantë me banorët e Shtëpisë së të Moshuarve ‘Jetimat e Ballkanit’

Beteja ligjore e Vetëvendosjes - manovër politike apo sfidë ligjore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Trump: SHBA duhet ta marrë Grenlandën, nëse BE dhe Danimarka nuk e kuptojnë këtë do t'ua shpjegojmë

Sara dhe Bardhi kurorëzohen në xhami: Faleminderit që iu përshtate zakoneve të fesë Islame

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Putini kërkon që OKB-ja të qeverisë përkohësisht Ukrainën, shefi i OKB-së: Ukraina ka një qeveri

Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata