Ka efekte anësore të dëmshme, por ka edhe pozitive. Viagra për shembull...
Aspirina anti-infarkt
Acidi acetil-salicilik (aspirina) është medikamenti më i përdorur në botë. Veprimi i saj i atribuohet aftësisë për të bllokuar një enzimë që në trupin njerëzor provokojnë dhembje, ethe dhe mahisje. Por, vetë aspirina, bllokon edhe kapacitetin e agregacionit të piastrinave (qelizat që mbyllin plagët, duke bllokuar gjakrrjedhjen) dhe bën në këtë mënyrë që gjaku të mpikset më ngadalë.
Falë kësaj vetie, ajo përdoret sot me një dozë më të ulët si ilaç për të parandaluar iktusin dhe infarktin, dy sëmundje të shkaktuara pikërisht nga formimi në gjak i grumbujve të piastrinave, të ashtuquajtura tromboza, transmeton Telegrafi.
Ereksione të padëshirueshme
Saktësisht e kundërta është ajo që ndodhi me sildenafilin, më i njohur me emrin Viagra, fillimisht i studiuar për mjekimin e angina pectoris (një lloj sëmundjeje kardiake). Shumë shpejt, pacientët që merrnin këtë medikament nisen të sinjalizojnë shfaqjen e disa ereksioneve të tejzgjatura të shoqëruara nga një shtim i shfrenuar dëshire seksuale.
Për pasojë, kërkuesit shkencorë nuk u lodhën shumë për ta kthyer molekulen drejt sektorit më interesant të aplikimit kundër impotencës seksuale mashkullore. Dhe nuk është e thënë që të ketë mbaruar këtu: tani po studiohen cilat mund të jenë efektet e saj mbi gruan.
Me prostatë apo pa flokë?
Thuajse gjysma e atyre që janë mbi 50 vjeç, pësojnë herët ose vonë zmadhimin e bezdisshëm të një gjëndre: prostatës. Faji është i një enzime (alfa 5 reductasi) që e transformon hormonin mashkullor testosteronin në dihidrotestosteronin më të fuqishëm. Në këtë mënyrë testosteroni fryn mbulesën e prostatës…gjithmonë, nëse nuk ndërhyhet më parë. Për shembull, me një molekulë të quajtur finasterid, e cila ka përveç të tjerash edhe një efekt anësor interesant: ndalon rënien e flokëve.
Dihidrotestosteroni shpejton në të vërtetë kalimin e flokëve në fazën telogjene, ajo në të cilën floku vdes. Sot, finasteridi ka dy aplikime: me dozë më të madhe (5 mg) kuron hipertrofinë prostatike, ndërsa me dozën më të ulët (1 mg) përdoret kundër rënies së flokëve. Nuk është hera e parë që ndodh: vite më parë u vu re që në disa pacientë që vuanin nga hipertensioni dhe që kuroheshin me një ilaç të quajtur minoksidil, flokët dukej sikur u bubrronin më shumë. Sot, minoksidili përdoret praktikisht vetëm për të luftuar tullacërinë.
Krimbat depresivë
Piperazina, ilaç fillimisht i studiuar për të kuruar depresionin, dëshmoi shumë shpejt (e zbuloi një farmacist më 1949) kapacitetin “anësor” për të eliminuar parazitët e zorrëve të pacientëve me depresion (në rast kur shfaqen bashkarisht), duke i paralizuar plotësisht.
Që farmakologjia nuk ka ide të qarta sesi mund të luftohen krimbat, kjo u pa edhe në rastin e levamizolit: një molekulë e zhvilluar si antielmintik (pra për të eliminuar parazitë), e cila provokonte tek pacientët një forcim të qartë të sistemit imunitar. Sot levamizoli aplikohet në terapinë e kancerit në shtyllën kurrizore, pikërisht falë kësaj vetie të tij për të stimuluar një sistem imunitar në krizë.
Kortizon për fytyrën
Për ata që e duan apo që e urrejnë (duke folur farmakologjisht), kortizoni është një nga molekulat që kanë bërë historinë e farmakologjisë, falë cilësive të tij antiinflamacion ose imunosporesive. Kortizoni mund të merret me tableta ose me injeksion, por mund të aplikohet në mënyrë të lokalizuar, në formë pomade në rast inflamacionesh të lëkurës. Por në këtë rast, ka një efekt të çuditshëm anësor: shkakton zbardhje. Ai kontraston në të vërtetë me efektivitet, sintezën e melanines, pigmentin natyral që errëson lëkurën.
Për këtë efekt anësor, kortizoni përdoret nga njerëz me lëkurë të zezë, me qëllim që t’i çelin ngjyrën. Por kjo, përveçse është një përdorim jo për qëllimin e duhur të substancës, është edhe relativisht e rrezikshme: kortizoni është në fakt, siç e kemi thënë, një imunosopresiv i fuqishëm, dhe mund ta çarmatosë lëkurën nga mbrojtja ndaj tumorëve, duke u favorizuar madje edhe zhvillimin e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Si të kuptoni se trupit tuaj i mungon vitamina C, këto janë simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Interpretimi i pasqyrës së gjakut: Çfarë kuptimi kanë ato shkurtesa dhe në çfarë udhëzojnë vlerat e tyre!

Mos neglizho simptomat! Anemia nuk është thjesht lodhje – është një alarm nga trupi yt

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Nis operacioni për 8-vjeçarin e zhdukur në Gjilan, kërkimet po bëhen edhe me dronë

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm