Këto janë shenjat që duhet pasur parasysh
Periudha e kalimit nga qumështi në ushqimin e ngurtë është një periudhë e rritjes dhe zhvillimit të shpejtë të foshnjës.
Sipas ekspertëve, në gjashtë muajt e parë për rritje dhe zhvillim të suksesshëm mjafton qumështi i nënës apo formula e përshtatur. Mirëpo, ndërsa bebja rritet, ajo ka nevojë për ushqim të ngurtë për të marrë lëndë ushqyese të mjaftueshme.
Është me rëndësi që prindi të vlerësojë zhvillimin individual të bebes dhe të mos bazohet në rregulla, transmeton Telegrafi.
Njëherë kur i shihni shenjat që bebja është e gatshme për ushqim të ngurtë, filloni t’i ofroni ushqime të ngurta një nga një.
Këto janë shenjat që bebja juaj është gati për kalimin në ushqim të ngurtë:
– ka kontroll të mirë të kokës dhe qafës dhe mund të ulet drejt
– hap gojën kur i afroheni me një lugë me ushqim
– anon për të parë se çfarë ka në pjatë
– mund të gëlltisë ushqimin

Është me rëndësi të dini që burimi kryesor i ushqimit të bebes gjatë vitit të parë ende është qumështi i nënës apo qumështi i përshtatur.
Prandaj është me rëndësi të jeni të durueshëm dhe këmbëngulës, sepse bebes i duhet kohë për të pranuar të gjitha ato tekstura dhe shije të reja.
Megjithatë, është gjithashtu shumë e rëndësishme të dini se kur fëmija juaj nuk dëshiron të hajë, këto janë shenjat që ai ka ngrënë mjaftueshëm:
– kthen kokën në anën tjetër
– e shtyn lugën nga goja
– nxjerr jashtë ushqimin
– nuk e hap gojën
Oreksi i foshnjës suaj mund të ndryshojë nga dita në ditë, prandaj është e rëndësishme të futni ushqime të reja gradualisht. Fillimisht provoni një ose dy lugë çaji me ndonjë ushqim, më pas rriteni gradualisht sasinë. Në moshën një vjeçare, foshnja duhet të hajë tre vakte të vogla në ditë, plus qumështin e gjirit ose formula, shkruan “Raisingchildren”.
Kur fëmija mësohet me një ushqim, gradualisht mund të filloni të ofroni një tjetër. Brenda pak muajsh, dieta ditore e fëmijës suaj duhet të përfshijë një shumëllojshmëri ushqimesh të shëndetshme si mish, peshk, drithëra, perime, fruta, vezë, djathë me yndyrë të plotë dhe kos. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nuk jeni i sigurt nëse partneri juaj është personi i duhur për ju? Këto janë shenjat që konfirmojnë se keni gjetur shpirtin tuaj binjak

Me këto veprime, partneri juaj tregon se ju do dhe ju respekton vërtet

Nëse bashkëshorti bisedon me ty vetëm kur i teket atij: Kështu duhet të veprosh!
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Urthi, një nga problemet më të zakonshme gjatë shtatzënisë: Ç'duhet të bëni për ta parandaluar
Shikoni koleksionin më të ri “Club Monaco”
Femrat e gjeneratës Z nuk duan të veshin sutjena: Lëvizja mbështetet nga Dua Lipa dhe Kendall Jenner
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi