LAJMI I FUNDIT:

Kur heshtja i hap rrugë krimit shtetëror

Kur heshtja i hap rrugë krimit shtetëror

Ngjarje të mëdha si kjo e shembjes së Teatrit Kombëtar janë një pasqyrë e rrallë ku një shoqëri mund të shohi veten më qartë se kurrë. Aty dalin në pah rrahjet e pulsit të reagimit qytetar, kurajo civile për të thënë të vërtetën, dinjiteti dhe ndjeshmëria për publiken, historinë, rrënjët dhe identitetin, gjithçka që e kemi të përbashkët. Siç reflektohen po ashtu edhe sëmundjet e rënda, që e kalbin së brendshmi një shoqëri, si konformizmi, përulja, nënshtrimi ndaj më të fortit, shërbimi, heshtja apo më keq akoma mbulimi i krimeve të pushtetit, diktuar nga nevoja banale materiale.

Historia jonë ka pafund raste kur heshtjen dhe shërbimin e kemi paguar me vite të gjata sundimi, mungese lirie, vuajtje fizike e shpirtërore, pasoja që ndihen edhe sot duke na renditur ndër vendet më të varfra ekonomikisht dhe më të prapambetura shoqërisht. Në 2020, Shqipëria është ende një demokraci hibride, ku qytetarët e saj nuk gëzojnë të drejta elementare si ato të evropianëve të tjerë.

Shembja e Teatrit ishte pikërisht një nga ato raste kur një vend duhet të ndjejë ndërgjegjen e tij të zgjohet dhe bërtasë. Ku pavarësisht bindjeve politike, nevoja për të ruajtur të përbashkëtën tonë historike dhe kundërshtimi i arrogancës së dhunshme të pushtetit, do të duhej të prekte menjëherë nervin qytetar dhe të bënte bashkë pjesën e ndriçuar të kombit.


Mirëpo, elita shqiptare, siç ka ndodhur rëndom, e degradoi debatin në pro ose kundër, e politizoi, e ndau në palë, duke shmangur të marrë përgjegjësinë që i takon për të mbrojtur ato pak vlera që na kanë mbetur. Pa shkuar më larg, kështu u veprua kur në fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar u shkatërruan të mirat publike në emër të kapitalistëve të rinj; kështu ndodhi kur u zhduk lulishtja e rrallë pas monumentit të Skënderbeut; kur u tretën kinematë dhe objektet historike në barkun e kullave të betonit; kur u shemb stadiumi kombëtar… për t’i ardhur radha në fund një tjetër vepre të arkitekturës italiane, Teatrit Kombëtar, që e sakatoi përfundimisht atë pak trashëgimi të përbashkët që kish mbijetuar në kryeqytetin tonë.

Të mos heshtësh përballë një krimi, kur këtë edhe mund ta paguash shtrenjtë, do të ishte ideali i një shoqërie të civilizuar, të cilën vështirë ta nënshtrosh. Këtu edhe një krim i qartë si ai operacionit që çoi në rrëzimin e teatrit, manipulohet dhe deformohet sipas formës së kockës që pushteti jep për të lëpirë. Dhe, për të mbuluar këtë turp, këtë deformim, ata që do duhej të flisnin në mbrojtje të vlerave, nxitojnë të zbulojnë një armik për t’u marrë me të dhe jo me thelbin e problemit.

Mjafton të shohësh sot se si një pjesë e mirë e zërave të njohur në publik merren me opozitën, a e politizoi ajo çështjen e teatrit, a reagoi si duhet, çfarë duhet të bëjë e çfarë s’duhet të bëjë etj., për të shmangur kështu qëndrimin e qartë se a duhej shembur një vlerë e përbashkët dhe se a ishte kriminale sjellja e pushtetit në gjithë këtë operacion.

Disa u zhgënjyen nga komentatorët e regjimit që edhe kur panë kolegët e tyre të goditur nga policia nuk folën, por preferuan të merren me Bashën. Disa të tjerë u zhgënjyen me Kadarenë, një simbol i kulturës sonë, i cili ka 30 vjet që përpiqet t’i mbushë mendjen botës se ishte një kundërshtar i regjimit të Enver Hoxhës, por nuk ka fjalë për një njeri që po i zhduk një e nga një monumentet e gjalla të veprës së tij, që do të duhej të na mbanin të lidhur të gjithëve me historinë e qytetit dhe me vlerat shpirtërore të krijuesve të tij.

Pati dhe nga ata që u habitën si dy artanët tanë (Lame, Shkreli) që qëmtojnë fakte nga historia se si ne shqiptarët i shkatërrojmë vetë vlerat tona dhe sesi duhet t’i lartësojmë ato, dy artanët që bërtitën fort kur u hoqën ca kangjella tek Pallati i Brigadave apo Presidenca, sot merren me harqet e shtëpive të tyre dhe nuk u dhembin muret e godinës së Giulio Berte. Sepse, kryearkitekti që u ka dhënë ofiqe zyrtare quhet Edi Rama. Në vend të tyre flet me zhargon tirone kryetari provincial i kryeqytetit, i cili e çon diskutimin tek bregu i cekët i politizimit, sa më larg nga thellësia e shqetësimit për vlerat që po shkatërrojmë.

Arroganca e beftë e pushtetit që rrëzon natën diçka që u përket gjithë shqiptarëve, nuk është një befasi. Ajo është rezultati i pritshëm i një shoqërie me nerv të paralizuar nga bashkëjetesa me të keqen dhe me mendje të korruptuar nga shërbimi i paguar. Në kushte të tilla, arroganca shndërrohet fare lehtë edhe në krim shtetëror.

Në trend

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Premier League
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina
Kalo në kategori