Harold James
Provat se globalizimi po ndalon dhe përmbyset, vijojnë të shtohen: flukset e kapitalit dhe tregtisë ndërkombëtare janë shumë të dobëta, migrimi po kufizohet gjithnjë e më shumë. Por këto tendenca janë shfaqur pas krizës financiare të vitit 2008 dhe për rrjedhojë, ne nuk mund t’ia hedhim fajin vetëm reagimeve populiste kundër globalizimit. Përkundrazi, burimi i tyre duhet të kërkohet te dështimi i autoriteteve kombëtare për ta marrë logjikën e globalizimit seriozisht.
Në një vit kur Mbretëria e Bashkuar votoi për të dalë nga Bashkimi Evropian dhe republikanët në Shtetet e Bashkuara zgjodhën Donalt Trump si kandidatin e vet për president, populizmi anti-globalizim duket qartë. Por megjithëse është joshëse për të parë populizmin si shkak për shqetësimet ekonomike botërore, kjo lëvizje ka pasur deri tani sukses politik të paktë.
Në fund të fundit, ekonomia botërore nuk po vuan për shkak se Polonia e Hungaria kanë qeveri të krahut të djathtë të angazhuara për të rivendosur sovranitetin kombëtar. Populizmi i krahut të majtë, nga ana e vet, vështirë se mund të kritikohet si fajtor: Fidel Castro po venitet në Kubë; Argjentina po rimëkëmbet nga keqmenaxhimi katastrofik të presidencave të Néstor Kirchner dhe Cristina Fernández de Kirchner; ndërsa ekonomia e Venezuelës u rrënua nën presidencën e Nicolás Maduro.
Globalizimi është plagosur pjesërisht për shkak të vendimeve të ndërmarra nga qeveritë e prirura për të krijuar një rend ndërkombëtar të hapur. Por, më e rëndësishmja, po vuan si pasojë e vendimeve juridike dhe thuajse-juridike për të imponuar penalitete të stërmëdha financiare kundër korporatave të huaja.
Vendimet juridike kundër korporatave shumëkombëshe tashmë janë duke tensionuar marrëdhëniet transatlantike. Në Evropë, Komisioni Evropian ka udhëhequr betejën me procedura antitrust që vijojnë kundër Microsoft dhe Google. Këndvështrimi nëse këto raste janë thjeshtë kundër fuqisë abuzuese konkurruese të kompanive amerikane apo janë thjeshtë përpjekje të Bashkimit Evropian për të ndikuar mbi politikat e teknologjisë dhe për të promovuar alternativa vendore kundër kompanive amerikane, kjo varet se për kë punon ti.
Në mënyrë të ngjashme, SHBA-të mundet dhe ndërmarrin veprime kundër kompanive Evropiane. Pasi BE njoftoi se do t’i kërkojë Apple që të paguajë 13 miliardë taksa të prapambetura, për të cilat akuzon se qenë reduktuar në mënyrë të paligjshme nga qeveria irlandeze, SHBA-të gjobitën Deutsche Bank, një kompani gjermane me 14 miliardë dollarë për të zgjidhur pretendimet se ka shitur tituj të mbështetur nga kredi me kolateral të pavlera para krizës së vitit 2008.
Dikush mund t’i shohë këto penalitete si përgjigje efikase në një botë ku korporatat shumëkombëshe janë bërë jashtëzakonisht të afta për të reduktuar detyrimet e veta fiskale. Problemi është se, ndryshe nga taksat normale, gjobat ndaj kompanive nuk mbahen në mënyrë të parashikueshme apo uniforme dhe duhet të përcaktohen individualisht rast pas rasti. Këto diskutime shpesh politizohen dhe përfshijnë ndërhyrje nga nivelet më të larta të qeverisjes.
Cila është arsyeja pas këtyre gjobave? Që të jemi të sigurtë, Deutsche Bank dhe ikona të tjera Evropiane të tilla si Volksëagen dhe British Petroleum duhet të përgjigjen respektivisht për shitjet e titujeve të borxheve përmes gënjeshtrave dhe për manipulimin sistematik të testimeve për emetimet e CO2-shit, si dhe për ndotjen e Gjirit të Meksikës. Por ndërsa kompanitë e huaja mund të veprojnë me agresivitet për të kapur pjesë të tregut në tregje të reja, ato dukshëm nuk janë shkelësit e vetëm, siç u demonstrua nga një valë zemërimi kundër bankave dhe korporatave amerikane pas krizës financiare.
Një dallim këtu është se është më e lehtë që kompanitë vendëse t’i thonë qeverisë së vet se pse ato janë të nevojshme dhe se sa shumë vende pune krijojnë, sa shumë nënkontraktorë dhe furnizues vendës kanë e me rradhë.
Kompanitë vendëse kanë një avantash të lidhur me punën në fushën e vet kur lobojnë për t’i shpëtuar apo për të reduktuar penalitetet. Më 2004 për shembull, Citigroup bindi qeverinë e SHBA-së që ta përgjysmonte një gjobë e cila qe pothuajse në të njëjtën masë me atë të Deutsche Bank, gjobë që qe vendosur pikërisht për mashtrime me kreditë me kolateral.
Kështu, lobimi nga korporatat vendëse shpesh sjell te diçka e ngjashme me kapjen e autoriteteve rregullatore ku privilegjet e qeverisë kapen nga interesat e korporatave kombëtare. Dyshimi i publikut ndaj korporatave pas kësaj përqendrohet drejtpërsëdrejti te kompanitë e huaja.
Autoritetet gjyqësore Amerikane dhe Evropiane janë një burim i ri për një nacionalizëm të ri. Një tjetër burim janë institucionet përgjegjëse për tregtinë ndërkombëtare, veçanërisht kur kemi të bëjmë me teknologji të reja.
Shumë nga përmirësimet më themelore teknologjike përgjatë shekullit të kaluar kanë ardhur nga fondet e qeverive për kërkim dhe zhvillim, të cilat kanë krijuar teknologji tepër të kushtueshme për t’u përballuar nga firmat private. Superioriteti teknologjik i Amerikës që nga Lufta e Dytë Botërore është rezultat i drejtpërdrejtë i mobilizimit të burimeve në industrinë ushtarake të kohës së Luftës së Ftohtë, gjë që solli zhvillimin e teknologjisë së satelitëve si dhe të asaj që më vonë u bë interneti.
Mbështetja e drejtpërdrejtë shtetërore për kompanitë e teknologjisë së lartë shpesh i shkel rregullat ndërkombëtare të tregtisë që janë krijuar për të nxitur neutralitetin dhe krijimin e një fushe loje të barabartë. Për shembull, Organizata Botërore e Tregtisë sapo ka dalë në konkluzionin se Airbus, një kompani evropiane, ka marrë ndihmë shtetërore në shkelje të rregullave të OBSH-së. Sipas OBSH-së, avioni i suksesshëm Airbus A350 ia doli të realizohet pikërisht për shkak të “efekteve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta” të mbështetjes afatgjatë të qeverisë.
Debati mbi Airbus është zvarritur prej dekadash, ku Evropianët janë përgjigjur duke thënë se Boeing, një kompani amerikane, ekziston sot vetëm për shkak të statusit të saj si furnizues i ushtrisë amerikane. Me të vërtetë, kjo lojë lobimi është shpesh një garë drejt rrënimit dhe kompanitë e huaja janë të detyruara të krijojnë prani vendore në mënyrë që të detyrojnë politikanët të mendojnë se ato janë po aq ndihmuese për ekonominë vendore sa edhe konkurruesit e tyre vendës.
Ekonomitë e tregut nuk mund të funksionojnë kur rregullat ekzistuese zbatohen në mënyrë të pabarabartë dhe pikërisht kjo ndodh kur rregulluesit kombëtarë dhe ndërkombëtarë kthehen në avokatë për kompanitë vendëse dhe në armiq të bizneseve të huaja. Ky nuk është një rezultat i revoltës populiste; por e vërtetë është edhe ana tjetër: nëse do të jemi populistë në pushtet, zgjidhja sërish se do të vijë. /Project Syndicate/reporter.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Gjesti befasohet nga fjalët emocionuese të Eglit në letër, derisa ai i shkroi ish-partneres](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-85-780x439.jpg)
Gjesti befasohet nga fjalët emocionuese të Eglit në letër, derisa ai i shkroi ish-partneres
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![“O Zot i madh më ndihmo” - Gjesti nuk pranon të lexoj letrën që shkroi në Big Brother](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-86-780x439.jpg)
“O Zot i madh më ndihmo” - Gjesti nuk pranon të lexoj letrën që shkroi në Big Brother
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim