LAJMI I FUNDIT:

Kur është mosha e duhur që prindërit t’u blejnë fëmijëve një celular?

Kur është mosha e duhur që prindërit t’u blejnë fëmijëve një celular?

Kur prindërit vendosin t’u blejnë fëmijëve një celular, praktikisht u kanë dorëzuar atyre një burim informacioni të pafundmë, të rëndësishëm dhe të rrezikshëm, gjithmonë nëse nuk kontrollohet

Një vendim i tillë është i diskutueshëm pasi ende nuk është pranuar një moshë të gjithëpranuar për periudhën se kur fëmijët duhet të kenë telefonin e tyre personal.

Common Sense Media, një organizatë që promovon teknologjinë dhe median e sigurt për fëmijët, themeluar nga James Pearson Steyer, avokat i të drejtave civile, profesor dhe autor që bën vlerësime të ndryshme bazuar te mosha e fëmijëve, shkruan se nuk ka një moshë të duhur për t’u blerë fëmijëve një celular, por ka të tjerë faktorë të rëndësishëm.


Sommon Sense Media thekson se mosha nuk është aq e rëndësishme sa niveli i pjekurisë së fëmijës, aftësia për të ndjekur rregullat e shtëpisë dhe shkollës dhe ndjenja e përgjegjësisë, shkruan Anabel.

“Blerja e një telefoni është një vendim shumë personal dhe individual, por shumë fëmijë fillojnë t’i kërkojnë (dhe t’i marrin) që në shkollën fillore. Ky lloj presioni nga bashkëmoshatarët e bën më të vështirë për prindërit që duan të vonojnë qasjen ndaj telefonit. Kur u dorëzoni fëmijëve celularët, po u jepni atyre mjete të fuqishme komunikimi dhe mediatike. Ata mund të krijojnë tekste, imazhe dhe video që mund të shpërndahen gjerësisht dhe të ngarkohen në faqet e internetit menjëherë. Prindërit me të vërtetë duhet të marrin parasysh nëse fëmijët e tyre janë të gatshëm të përdorin telefonat me përgjegjësi dhe respekt.”

Faktorët që duhen marrë në konsideratë janë:

1. A tregojnë fëmijët një ndjenjë përgjegjësie? Pra, ju bëjnë të ditur kur largohen nga shtëpia? A shfaqen në orarin që thonë se do të vijnë? A i ndjekin rregullat e familjes dhe shkollës?

2. A priren të humbin gjëra?

3. A e kanë të nevojshme një celular për kushte sigurie?

4. A mendoni se do ta përdorin celularin me përgjegjësi? Për shembull, a do të dërgonin mesazhe gjatë orës së mësimit?

5. A janë dakord që të ketë një orar të caktuar të përdorimit të celularit? A janë dakord që të bisedoni për aplikacionet që do të shkarkojnë?

6. A janë dakord që të mos e mbajnë telefonin në dhomën e gjumit, pasi shtrihen për të fjetur në mbrëmje?

7. A do ta përdorin për qëllime të vlefshme dhe jo për të ngacmuar të tjerët?

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Forma e gishtit të madh të dorës i zbulon këto gjëra të rëndësishme për karakterin tënd

Forma e gishtit të madh të dorës i zbulon këto gjëra të rëndësishme për karakterin tënd

Lifestyle
Shtëpia e familjes më të pasur në botë është një tronditje për të gjitha shqisat: Atë që posedojnë, askush nuk mund ta ëndërrojë

Shtëpia e familjes më të pasur në botë është një tronditje për të gjitha shqisat: Atë që posedojnë, askush nuk mund ta ëndërrojë

Dizajn dhe Arkitekturë
Nuk do të dalin nga moda: Tapeta muri me lule për çdo shtëpi

Nuk do të dalin nga moda: Tapeta muri me lule për çdo shtëpi

Rregullimi i shtëpisë
Kur dikush ju provokon dhe ju nënçmon: Me këtë veprim kundërshtarët i leni pa fjalë!

Kur dikush ju provokon dhe ju nënçmon: Me këtë veprim kundërshtarët i leni pa fjalë!

Lifestyle
Pse njerëzit largohen nga marrëdhëniet pa asnjë paralajmërim?

Pse njerëzit largohen nga marrëdhëniet pa asnjë paralajmërim?

Lifestyle
Përfitimet e të menduarit pozitiv dhe si ta praktikojmë atë në jetën tonë?

Përfitimet e të menduarit pozitiv dhe si ta praktikojmë atë në jetën tonë?

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori