Një familje katër anëtarëshe nga Britania e Madhe janë izoluar në një shtëpizë idilike të punuar nga druri i bambusë në Bali, pasi u larguan nga Britania në momentin që dëgjuan për krizën e coronavirusit.

Corinne Pruden, 39-vjeçe dhe bashkëshorti i saj Dave, 49, kishin blerë biletat njëdrejtimëshe, duke marrë me vete binjakët në ditën e 16 marsit – tetë ditë para se Britania e Madhe të futej në karantinë, transmeton Telegrafi.


1 182

Dyshja jetojnë prej pesë viteve në Budapest të Hungarisë, ku kanë një kafiteri. Por, një ditë vendosën t’ia vënë drynin apartamentit që t’i kalojnë afro 6 muaj nëpër Amerikën e Jugut, para se virusi të godiste botën.

2 47

Para se të niseshin ata kishin shkuar në Britani që të përshënden me familjarët kur  befasisht SHBA-të ndaluan të gjithë fluturimet nga jashtë, që do të thotë se planet e tyre për udhëtim u prishën.

3 28

Duke folur për Sky News, Dave tha se kishin planifikuar të fillojnë “aventurën”, por kur e kuptuan se nuk  do të munden të shkojnë vendin e tyre të preferuar, ndërruan destinacion në momentet e fundit dhe u nisën me aeroplan për në Denpasar të Balit.

4 26

“Fluturimet jonë u anuluar, kafiteria jonë Goat Herder u mbyll dhe duke parë se ballafaqoheshim me izolim, thamë me vete se duhet të bëjmë diçka. Kështu rezervuam biletat në ditën kur u anulua udhëtimi ynë për në Amerikën e Jugut dhe u nisëm për në Bali”, shtoi Dave.

5 18

Ndërkaq partnerja e tij Corinne pranoi se qëndrimi në Britani ka qenë për ata i papërshtatshëm, në veçanti nëse do të qëndronin me prindërit në kohën e pandemisë, kurse marrja me qira e ndonjë apartamenti në Evropë u kushtonte shtrenjtë – kështu vendosën të shkojnë në Indonezi.

6 14

“Bali ishte opsioni ynë edhe pse brengoseshim shumë për shëndetin tonë, por ishte një mundësi e mirë për ne, të qëndrojmë diku që nuk do të na kushtonte shtrenjtë – të rrethuar nga natyra dhe djemtë tonë, të izoluar nga familjarët duke u siguruar të qëndrojmë sa më larg të tjerëve me shpresën se do t’i mbijetojmë kësaj pandemie”, shtoi ajo. /Telegrafi/