Bukuroshja Aurela Hoxha ka qenë të premten, njëra ndër të ftuarat në edicionin e fundit për këtë sezon të "Zonë e Lirë".

Përball gazetari Arian Çani, bukuroshja ka rrëfyer për më të rejat e saj në karrierë dhe jetën personale.


Ajo dukej bukur veshur me një fustan të bardhë, i cili e nxirrte shumë fine.

Por, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për fytyrën e saj, pasi në një fotografi të kapur nga "Vipat e bllokut", lëkura e saj nuk dukej aspak në gjendje të mirë.

E përfolur disa herë për operacione plastike, duket se kjo fotografi e radhës është një tjetër dyshim mbi modelen, përderisa duket sikur edhe grimi në mbrëmjen e së premtes "e tradhtoi". /Telegrafi/

vipat