Sot Pablo Picasso është rrallëherë jo i pranishëm në media. Biletat duhet të rezervohen shumë kohë më parë për të parë “Piccaso Museum” në Paris i cili është restauruar plotësisht dhe është i stolisur me veprat fantastike të piktorit të cilat arrijnë çmime të frikshme në ankande – deri në 179 milionë dollarë. Edhe për Charlie Chaplin nuk dëgjohet më pak. Hera e fundit ishte kur bastuni dhe kapela e tij u shitën për 40 mijë dollarë. Por, në qoftë se në vitin 1952 do të kërkonim të kishim në një dhomë dy nga artistët më të mëdhenj të kohës, pa dyshim që ata do ishin Piccaso dhe Chaplin. Filmat e Chaplinit ishin të famshëm në të gjithë botën, ndërsa Piccaso ishte ndoshta piktori më i vlerësuar\.
Përveç epitetit “maestro” (mjeshtra) dhe faktit se karrierat e të dyve ishin të shkëlqyera, Piccaso dhe Chaplini nuk kishin shumë të përbashkëta. Madje, ata nuk mund të shkëmbenin dot as një batutë mes tyre, sepse flisnin gjuhë të ndryshme.
Çfarë do t’i bënte ata së bashku?
Një takim kur Piccaso shfaqte pikturat e veta në “Rue des Grands Augustins” në Paris, i cili ishte jo vetëm një takim i thjeshtë, por përplasja e egove të dy më të mëdhenjve të kohës.
Karrierat e tyre kishin ndjekur trajektore të ndryshme. Ndërkohë që Picasso ishte shumë i vetëdijshëm për revolucionin mjeshtëror që solli në pikturë me krijimtarinë e tij që zgjati plot pesë dekada, Chaplini në kontrast me të ishte përballur me një krizë profesionale pasi filmat e tij pa zë nuk po korrnin suksesin e pritur. Megjithatë ai nuk e ndryshoi bindjen e tij profesionale dhe arti i tij u ngjit në një tjetër nivel kur shfaqi për kinematë botërore filmat: “Modern Times” dhe “The Great Dictator” ku ironizonte autoritarizmin.
Picasso gjithashtu ishte kundërshtar i autoritarizmit. Kur nazistët pushtuan Parisin në vitin 1940, ai qëndroi dhe nuk u largua. Spanja, vendi i tij i lindjes, ia kishte mbyllur dyert pas fitores në Luftën Civile nga Francisco Franco i cili më pas e udhëhoqi Spanjën me diktaturë. Piccaso e shpreh mllefin e tij ndaj autoritarizmit në një nga pikturat e tij më të famshme. “Guernica” ishte pikturë ekspresioniste dhe jetëzonte masakrën dhe mjerimin pas sulmit fashist në një qytet Republikan.
Një tjetër gjë që Chaplin dhe Picasso kishin të përbashkët ishte shtati i shkurtër, por me një energji shpërthyese. Chaplini u bë i famshëm për kapelën dhe bastunin të cilin e lëvrinte me një elasticitet të madh, veprim i cili nuk harrohet në analet e kinemasë. Ai ishte në fakt dhe një lloj snobi. Vishej çuditshëm për kohën, nuk i pëlqenin femrat që vishnin taka të larta. Takoi shumë persona të famshëm të cilët i ka listuar në librin e tij autobiografik, duke veçuar këtu: Roosevelt, Gandhi, Einstein e të tjerë. Nga ana tjetër dhe Picasso ishte një natyrë kontroverse. Qasja e tij e re ndaj pikturës e bënte atë të përjetonte ndjenjën e superioritetit ndaj të tjerëve. Arti i tij ishte vetëm për elitat dhe ishte fanatik i ideve të veta.
Të dy “maestrot” ishin të famshëm si “Don Zhuanët” e kohës. Në Amerikën puritane, ku zëri kolektiv i grave u bë më i fortë, jeta seksuale e gjallë e Chaplinit e çoi atë në divorc me bashkëshorten e tij dhe në një “gjyq publik” që iu bë figurës së tij si pasojë edhe e ligjit të ri “kundër imoralitetit” që u fut asokohe në vend. Opinioni publik francez, gjithnjë më tolerues se kudo tjetër – “burrat, mbeten burra” – në fakt ia bëri më të lehtë jetën Piccasos.
Në një darkë të organizuar nga Sartri në Paris, të dy artistët më në fund u takuan për herë të parë. Do të mbahet mend gjatë në kujtesën e historisë së artit momenti kur ata shtrënguan duart dhe batuta e famshme e Chaplinit për piktorin: “Jam një fans i çmendur i yti!”.
Historia dhe biografitë e shkruara për të dy na informojnë se Chaplini u shpërngul për në Zvicër për të gjetur një vendbanim të përshtatshëm për një mërgim të gjatë. Megjithatë në libra shkruhet se Chaplin dhe Piccaso ndanë dy javë takimesh dhe diskutimesh në Moskë me rastin e festimeve për datëlindjen e Stalinit. /Konica/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Aktori Armond Morina detyrohet t'i paguajë 100 mijë euro Ministrisë së Kulturës

Vrasja në pusi e Isa Boletinit, nga 80 xhandarë serbë e malazezë
Tetë perandorët më të përgjakshëm të historisë së Romës

Bajroni që i konsideronte grekët si “kopukë qerratenj”

GJUHA SHQYPE

Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës