LAJMI I FUNDIT:

Kuqi: Kishim shanse për të fituar, por Malisheva janë të rrezikshëm në kundërsulme 

Kuqi: Kishim shanse për të fituar, por Malisheva janë të rrezikshëm në kundërsulme 

Feronikeli ’74 ishte shumë pranë të befasonte Malishvën në ‘Liman Gegaj’, por në 10 minutat e fundit vendasit shënuan dy gola për ta fituar ndeshjen.

Trajneri i Feronikelit ’74, Shefki Kuqi ka thënë se kishin shanse për të fituar ndeshjen dhe e kishin përgatitur shumë mirë atë.

“Kemi pasur shanse për të fituar. E kishim përgatitur mirë ndeshjen duke u bazuar në lojën që e kemi pasur për Kupë. I kemi ditur rreziqet nga Malisheva”.


“Kemi bërë lojë të mirë, djemtë treguan disiplinë, por penalltitë po na shkatërrojnë. Uroj të mbarojnë sa më shpejtë e të ngjallemi. Jemi përgatitur shumë mirë dhe i përgëzoj lojtarët për punën e bërë, përveç në 10-të minutat e fundit”, tha Kuqi.

Hazrollaj magjik, Malisheva mposht me rikthim Feronikelin '74
Lexo po ashtu Hazrollaj magjik, Malisheva mposht me rikthim Feronikelin '74

Tutje trajneri vushtrrias u shpreh se Malisheva është kundërshtar shumë i vështirë.

“Malisheva është skuadër që ka marrë vetëbesim dhe është vështirë të luash kundër skuadrave si Malisheva. Erdhëm me plan të mirë dhe ishim afër fitores”.

“Nuk e pash se çfarë ndodhi te momenti i penalltisë. Edhe goli i dytë erdhi pas një situate të njëjtë si në Kupë. Malisheva është prej skuadrave më të rrezikshme në kundërsulme”, ka thënë Kuqi pas ndeshjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Premier League
Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

La Liga
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Kalo në kategori