LAJMI I FUNDIT:

Kupeja e të ardhmes nga VW (Foto)

Kupeja e të ardhmes nga VW (Foto)

Në panairin “Auto Shanghai 2015”, Volkswagen prezantoi premierën botërore të modelit C Coupe GTE. Ky koncept me katër dyer për tregun kinez – që është mbi pesë metra i gjatë – ngërthen në vete ekskluzivitetin, perfeksionin dhe pasionin.

‘VW C Coupe GTE’ lëviz përmes një sistemi hibrid lëvizës, burimet e të cilit mund të prodhojnë deri në 500 NM të momentit të rrotullimit.

Modeli VW C Coupe GTE sjell një dizajn të së ardhmes për modelet tjera të Volkswagenit. Forma e tij bashkëkohore është mbresëlënëse nga të gjitha këndvështrimet, transmeton Koha.net.


Kupeja e re ka një prej sistemeve më të avancuara hibride. Ka një motor trubo me benzinë (TSI) me katër cilindra, marsh me 8 shpejtësi, një motor elektrik të integruar në modulin e marshit të shpejtësive si dhe një bateri litiumi.

Motori TSI prodhon 155 kW / 210 PS, ndërsa ai elektrik ka fuqi prodhimi deri në 91 kW / 124 PS. Vozitja me motor hibrid prodhon deri në 180 kW / 245 PS si dhe një sistem impresiv të momentit të rrotullimit prej 500 Nm.

‘C Coupe GTE’ mund të lëviz edhe në mënyrë të pavarur vetëm në motorin elektrik e që mund të arrijë shpejtësi deri në 130 km/h, por që mundëson ngasje me zero emetim të gazrave.

Shpenzimi i kombinuar në karburant shkon në 2.3 litra për 100 kilometra, shpejtësinë maksimale e arrin në 232 km/h, ndërsa nga 0 në 100 km/h, VW i ri e arrin për 8.6 sekonda. /Telegrafi/

kupe1` kupe2 kupe3 kupe4