Ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara në administratat e Bill Clinton dhe Barack Obama, Charles Kupchan, ka deklaruar mes tjerash se nacionalizmi serb paraqet rrezik serioz për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Situata politike mbetet veçanërisht e brishtë në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku presidenti i entitetit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, po kërkon shkëputjen nga Bosnja në mënyrë që të bashkohet me Serbinë.
Këto zhvillime politike në Bosnjë e Hercegovinë po i sheh si dramatike, profesori nga Georgetown Univeristy, Charles Kupchan.
Sipas tij, nuk është vetëm Bosnja që po rrezikohet nga nacionalizmi serb, por edhe Kosova.
“Pa dyshim që nacionalizmi serb ka qenë dhe vazhdon të jetë një kërcënim për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pikërisht nacionalizmi serb në krye me Slobodan Millosheviqin i vuri flakën rajonit të Ballkanit gjatë viteve të 90-ta. Edhe tani e kemi një situatë të rrezikshme ne rajon, ku presidenti i entitetit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, po luan rrezikshëm me karta nacionaliste. Ai konsideron se Republika Serbe duhet të jetë e pavarur në të ardhmen dhe se ai duhet të jetë presidenti i saj. Por dua ta them edhe një gjë, nacionalizmi serb nuk përbën shqetësim të madh vetëm për Bosnjën por edhe për Kosovën”, ka thënë ai për tëvë1.
Kupchan thotë se Rusia është e interesuar ta destabilizoj rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Rusia është e interesuar që në rajonin e Ballkanit të mos ketë qetësi dhe prandaj e shtynë përpara nacionalizmin serb. Ka dëshmi të qarta kur Rusia tentoi ta pengonte anëtarësimin e Malit të Zi në strukturat e NATO-s. Moska është në kërkim të hapësirave për ta destabilizuar rajonin e Ballkanit sërish, prandaj është shumë e rëndësishme që Kosova ta mbyll njëherë e përgjithmonë kapitullin me Serbinë. Kësaj të fundit po i afrohen ditët kur do të duhet të zgjedh se në cilën rrugë do të vazhdojë, me Rusinë e Kinën apo me Perëndimin. Vuçiqit po i ngushtohen rrugët dhe do ta ketë të pamundur të vazhdojë të luajë me disa karta”, thotë ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.
Presidenti i Republikës Srspka, Mirolad Dodik, është në listën e personave të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për korrupsion dhe shkelje të legjitimitetit dhe funksionalitetit të shtetit të Bosnje e Hercegovinës.
Në listën e sanksioneve amerikanë është futur edhe ish-Drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë, Aleksandar Vulin.
Vulin dhe Dodik kanë thënë hapur se synojnë ta krijojnë të ashtuquajturën “bota serbe” ku do t’i bashkojnë serbët kudo që jetojnë ata.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?