LAJMI I FUNDIT:

“Kupa e Botës do të jetë në mes të Italisë, Spanjës dhe ndonjë skuadre tjetër” – kështu mendon Mancini

“Kupa e Botës do të jetë në mes të Italisë, Spanjës dhe ndonjë skuadre tjetër” – kështu mendon Mancini

Rruga e Italisë për t’u kurorëzuar kampione evropiane këtë verë mund të mos ketë qenë më interesantja për një të autsajder, me skuadrën e Roberto Mancinit që bëri një performancë perfekte nga fillimi në fund, duke kulmuar në fitoren e tyre ndaj Anglisë në stadiumin Wembley për të ngritur trofeun.

Por, ishte fitorja e tyre gjysmëfinale ndaj Spanjës që i pa ata të vuanin, me skuadrën e Luis Enriques që kishin një numër shansesh për të fituar ndeshjen dhe për të eliminuar Azzurrër. Ata nuk e bënë, megjithatë, dhe Italia vazhdoi të fitonte në penallti.

Rai, transmetuesi kombëtar i Italisë, ka transmetuar një dokumentar ‘Sogno Azzurro’ që mbulon suksesin e Italisë në Euro 2020 dhe një nga pikat më interesante erdhi nga çastet që çuan deri në gjysmëfinalen e Spanjës, veçanërisht për ata që interesohen në futbollin spanjoll.


“Ju nuk mund të fitoni gjithmonë duke kontrolluar një lojë”, u tha Mancini lojtarëve të tij. “Është ajo që do të dëshironim, por ka edhe kundërshtarë të vështirë”.

“Nëse keni për të pritur. Lërini të luajnë. Qëndroni të qetë”.

“Spanja ka një skuadër të shkëlqyeshme. Ju do të shihni në Kupën e Botës që do të jetë mes nesh, atyre dhe mbase një ekipi tjetër. Ata kanë lojtarë shumë të mirë – të rinj, por shumë të mirë”.

“Nuk do të jetë e lehtë, do të duhet të vuajmë deri në fund, por, si gjithmonë, do të përpiqemi ta bëjmë së bashku”, ka shtuar më tej Mancini.

Italia e fitoi Kampionatin Evropian për herë të dytë në histori, e që shpresojnë të marrinë dhe Kupën e Botës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kalo në kategori