Kupa Universitare e Botës në Hendboll, një nga organizimet më të mëdha sportive
![Kupa Universitare e Botës në Hendboll, një nga organizimet më të mëdha sportive](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/06/hendboll-780x439.jpg)
Më 11 deri më 17 korrik Kosova do të pres Kupën e Botës në Hendboll për universitete 20 universitete me rreth 50 garues do të marrin pjesë në këtë ngjarje madhështore.
Ky kampionat do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe sallën “1 Tetori”, Prishtinë dhe po cilësohet si një organizim i jashtëzakonshëm për Kosovën pasi në vendin tonë do të zbarkojnë vende nga katër kontinente të botës.
Me këtë rast, ushtruesi i detyrës së kryetari të Federatës së Sporteve Universitare, Gani Ibrahimi, që është nikoqir i këtij kampionati tha se organizimi i kësaj ngjarje kaq të madhe është privilegj dhe përgjegjësi dhe se duhet shfrytëzuar për të treguar kulturë dhe nivel të lartë si shtet.
“Me të drejtë thuhet se ngjarjet e mëdha sportive me të drejtë janë martesa e sportit me kulturën. Këto janë agjenda shtetërore jo vetëm sportive, ngritje flamujsh universitetesh, krahas universiteteve e kulturave botërore. Pas shtatë viteve anëtarësim në komitetin olimpik të federatës së sporteve universitare të Kosovës në FISU dhe EUSA, Kosova ndihet krenare me sukseset e arritura brenda një kohe të cilat kanë krijuar një bonus të mjaftueshëm. Edhe më shumë se njëherë sot duhet të ndihemi të privilegjuar dhe të përgjegjshëm për besimin e dhënë nga FISU për organizimin e Kampionatit Botëror për universitete botërore…Të ecim së bashku në këtë rrugëtim të ri, të prezantojmë vlerat dhe kulturat sportive, të prezantojmë kulturë universitare në regjion dhe rajone ndërkombëtare”, tha Ibrahimi.
Nga ana tjetër, ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, tha se organizimi i kësaj ngjarje është një mundësi e artë për të treguar vlerat tona dhe po ashtu zbuloi se si ministri janë shumë afër arritjes së një marrëveshje për organizimin e një tjetër ngjarjeje të madhe sportive vitin e ardhshëm.
“Nga momenti i parë ne kemi qenë shumë jo vetëm të gatshëm por edhe të motivuar nga ideja që shteti ynë të jetë mikpritës i një ngjarje kaq të rëndësishme ndërkombëtare të sportit dhe këtë të gjithë së bashku duhet ta shohim si mundësi të artë për shtetin tinë, jo vetëm si një moment që ndodh sivjet gjatë korrikut por edhe si argument i fuqishëm që Kosova është e gatshme me të gjitha kapacitetet për të pritur ngjarje të mëdha ndërkombëtare duke nisur me kampionatit botëror universitar ne hendboll. Jemi doke negociuar dhe jemi shumë afër për ta siguruar edhe një ngjarje shumë të rëndësishme ndërkombëtare të sportit për vitin e ardhshëm . Jam shpresëplotë që shumë shpejtë do ta publikojmë edhe atë dhe në përgjithësi të vazhdojmë t’i tregojmë të gjithë botës që shtetit ynë konkurron me shumë vlera”, tha Çeku.
Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, ka uruar që ekipet universitare të Kosovës të shpallen fituese në Kupën Botërore Universitare në hendboll që muajin tjetër mbahet në Prishtinë. Saraçini ka folur në konferencën e parë informuese për Kupën Botërore Universitare.
Ai ka folur për sukseset e deritashme të FHK-së, sidomos ato të vitit 2019. Ka thënë se FHK- ja do të vë gjithë përvojën në shërbim të ngjarjes madhore universitare. Saraçini ka konfirmuar se Federata e Hendbollit e përkrah fuqishëm Kupën Botërore Universitare në hendboll.
Pos Saraçinit në konferencë kanë folur edhe drejtues të organizatave tjera të përfshira në organizimin e ngjarjes universitare në hendboll.
Shumë prej hendbollistëve të Kombëtareve tona do të prezantojnë Kosovën në këtë Kupë Botërore.
“Është me të vërtetë një përgëzim, një moment fantastik për kryeqytetin, për shtetin e Kosovës që jemi këtë vit nikoqir i Kupës Botërore të Hendbollit të vitit 2022. Kjo tregon që ne faktikisht struktura menagjuese të njerëzve i kemi të gatshme…Është me të vërtetë kënaqësi të jemi nikoqir të këtij eventi të madh ku marrin pjesë katër kontinente, ku marrin pjesë një numër i madh i shteteve të ndryshme të botës, ku nëpërmjet sportit po e zhvillojmë edhe turizmin sportiv, ku po e reprezantojmë edhe kulturën dhe traditën tonë, ku po bëjmë ndërlidhje të shumta në mes të Kosovës ehe vendeve të tjera të botës”, theksoi Rama.
Kupa Botërore do të mbahet në periudhën 11 – 17 korrik 2022, në Pallatin e Rinisë dhe sallën “1 Tetori”, Prishtinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Spektakël dhe polemika në 45 minutat e parë në Etihad: City shkon në pushim me epërsi minimale, Reali kërkoi anulim goli](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaland-380x233.png)
Spektakël dhe polemika në 45 minutat e parë në Etihad: City shkon në pushim me epërsi minimale, Reali kërkoi anulim goli
![Juventusi e mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj PSV-së me një super gol](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/GjiMR6JW0AAXJsm-380x233.jpg)
Juventusi e mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj PSV-së me një super gol
![E pyesin për Neymarin, Gerard Pique jep përshkrim interesant për brazilianin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/pique-380x233.jpg)
E pyesin për Neymarin, Gerard Pique jep përshkrim interesant për brazilianin
![Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/henry-780x439.png)
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon
![Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/ancelotti-5-780x439.jpg)
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon
![Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/modric-1212-780x439.jpg)
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij
![Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/skysports-football-champions-league_6815284-780x439.jpg)
Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare
![Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/aguero-780x439.png)
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn
![UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Liverpool-2-780x439.jpg)
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht