Pjata mund të konsiderohet antipastë për të shoqëruar pjatat e mishit të kuq apo djathërat e fortë, me kripë. Por, ata që duan mund ta konsumojnë edhe vetëm me shijen që ka dhe ta konsiderojnë një pjatë të shëndetshme e të ëmbël, për darkë. Përbërësit: ▪ 4 feta kungulli ▪ 10ml vaj ulliri ▪ 100ml lëng shege ▪ 100g arra Përgatitja:

Presim kungullin në feta jo shumë të trasha dhe e vëmë në furrë për ta pjekur me temperaturë 220 gradë për 10-15 minuta.


Në këtë kohë, përgatisim shurupin e shegës duke qëruar 1 kokërr të madhe shege.

I heqim të gjithë kokrrat dhe i shtypim që të marrim lëngun.

Në një tigan të vogël hedhim 2 lugë gjelle sheqer, e lëmë pak në zjarr dhe hedhim lëngun e shegës që të karamelizohet.

Vëmë kungullin në pjatë, hedhim shurupin mbi kungull dhe hedhim arrat dhe disa kokrra shege.

Living (Foto: Armand Habazaj)