Masat e anti-COVID-19 të vendosura së fundmi nga Qeveria e Kosovës ka ngritur sërish pakënaqësitë dhe ka rritur revoltën e gastronomëve.
Gastronomët po kërkojnë subvencionim të pagave të punëtorëve, për çka thonë edhe se klubet e natës dhe sallat e dasmave janë mbyllur tash e sa kohë e po trajtohen si të burgosur. Meqë kërkesat e tyre nuk po realizohen, atëherë ata paralajmërojnë protesta.
Sekretari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vrainca tha se duhet të bëhet ligj i ri që ndryshon politikat fiskale. Nëse nuk përfillen kërkesat e tyre, atëherë ata së shpejti do të protestojnë.
Ai në një intervistë për KosovaPress tha se nga Qeveria e Kosovës është dashur një mbështetje më e madhe ndaj gastronomeve dhe bizneseve në përgjithësi pasi që kanë ishin të mbyllura po thua se për një vit.
“Nëse shohim që tre muaj kemi një gjendje epidemiologjike stabile, me procesin e vaksinimit, ani pse kemi filluar të fundit jemi të parët në rajon të cilët jemi në procesin e vaksinimit të shembull, kjo do të thotë nuk është shfrytëzua. Nëse nuk ka pasur mundësi një mbështetje financiarë është dashur një mbështetje e liberalizimit të ekonomisë dhe funksionimit më të gjerë të gastronomisë në këtë rast, sepse po shohim që është shumë vështirë, sepse klubet e natës dhe sallat e dasmave, të cilat janë pjesë e domenit të gastronomisë, po mbahen. Nëse shohim në total për 19 muaj të mbyllura dhe po trajtohen si një i burgosur, të cilëve nuk u sigurohet as bukë as ujë. Do të thotë as gjërat elementare nuk janë siguruar nga ana e shtetit”, ka shtuar ai.
Vrainca ka potencuar se qeveria duhet të veprojë si trung e jo si degë e veçantë dhe se duhet t’i gjejë gjitha mundësitë që kur të ka mbyllje duhet të ketë edhe mbështetje financiare. Ai po thekson se duhet të bëhet një ligj i ri që ndryshon politikat fiskale që i lehtëson gastronomisë të bërit biznes.
“Nëse nuk munden pse nuk po i hapin, çfarë po mendojnë të bëjnë me këta dy sektorë, duan t’i shuajnë, është një situatë e jashtëzakonshme andaj edhe revolta e gastronomeve është rritur shumë, po i shohim të gjithë, ne pa përjashtim, Oda e Hotelierëve të Kosovës, është duke paralajmërua një lloj të protestës. Ne jemi duke tentu me të gjithë grupet parlamentare, në të gjitha format me ministrin e Financave, me ministrinë e shëndetësisë sepse nga ekonomia duhet të funksionojë Qeveria si trung jo si degë të veçanta dhe duhet t’i invojlvojë të gjitha mundësitë për të lehtësuar nëse ka mbyllje nëse ka mbështetje financiare, duhet të bëhet një projektligj i ri, duhet të bëhet një ligj i ri që ndryshon politikat fiskale, që i lehtëson të bërit biznes të gastronomisë”, ka shtuar ai
Prej fillimit të pandemisë COVID-19, Vrainca thotë se mos ta kenë takuar asnjëherë të parin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.
“Asnjëherë as në Qeverinë ‘Kurti 1’ as në Qeverinë ‘Kurti 2’, me kryeministrin Kurti nuk kemi pas takim vetëm njëherë kemi pas takim me ish kryeministrin Hoti, ku ka qenë para se të votohej ligji për rimëkëmbjen ekonomike atëherë i kemi dhënë edhe propozimet tona, kaloj 8% ajo ka qenë për tu përshëndet shumë sene të tjera kanë qenë për tu kritiku sepse ligji për ndarje buxhetore nuk i parashihte këto të ligjit për rimëkëmbjen ekonomike”, tha ai.
Ndërkohë që Vrainca ka përmendur tri masat mbështetëse dhe financiare që ka pas gastronomia në Qeverinë “Kurti 1”
Kujtojmë që sipas masave të reja të Qeverisë që hynë në fuqi më 6 dhjetor kundër pandemisë Covid-19, gastronomia lejohet të punojë nga pra 05:00 deri në orën 23:00 të darkës, kurse sa i përket muzikës ajo lejohet vetëm deri në orën 21:30./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri