Kundërshtari i ardhshëm i Usyk është ‘caktuar zyrtarisht’ pas fitores ndaj Dubois

Oleksandr Usyk u bë boksieri i parë mashkull që bëhet kampion i padiskuteshëm i peshave të rënda për herë të tretë, me një fitore dominuese ndaj Daniel Dubois javën e kaluar.
Usyk e nokautoi rivalin e tij britanik në raundin e pestë për të siguruar titullin e kampionit të padiskuteshëm të peshave të rëndapër herë të tretë në karrierën e tij.
Kjo ishte hera e dytë që ai unifikoi titujt në kategorinë e rëndë, pasi gjithashtu kishte fituar të gjitha rripat e kategorisë së peshave të mesme në 2018.
Tani ukrainasi do t’i përkushtohet kundërshtarit të tij të ardhshëm, por adhuruesit e boksit në mbarë botën ende nuk janë të sigurt se kush do të jetë ai.
Tyson Fury ka deklaruar se do të rikthehet në ring para përballjes midis Usyk dhe Dubois, ndërsa disa tifozë kërkojnë që Anthony Joshua të marrë një mundësi tjetër për kurorën e kategorisë së rëndë.
Megjithatë, tani WBO duket se ka marrë vendimin për Usyk.
Organizata ka publikuar një deklaratë, duke njoftuar se Joseph Parker nga Zelanda e Re është tani kundërshtari i detyruar për rripin WBO të 38-vjeçarit.
“WBO zyrtarisht ka urdhëruar nisjen e negociatave për ndeshjen e detyruar të titullit të kategorisë së rëndë midis Oleksandr Usyk dhe Joseph Parker”.
“Të dyja palët kanë 30 ditë për të arritur një marrëveshje, në të kundërt WBO do të nisë procedurën e ofertave publike”, thuhej në postimin në rrjetin X.
Parker dhe Usyk nuk janë përballur kurrë më parë në një ndeshje profesionale, dhe kjo do të ishte një përballje emocionuese mes dy nga boksierët më të mirë të divizionit të rëndë./Telegrafi/




















































