LAJMI I FUNDIT:

Kumbulla: Është e vështirë, por ne do të japim maksimumin për kualifikim

Kumbulla: Është e vështirë, por ne do të japim maksimumin për kualifikim

Marasha Kumbulla ka dalë në konferencë për shtyp te Kombëtarja e Shqipërisë, para ndeshjes së ardhshme me San Marinon.

Mbrojtësi qendror i kuqezinjve fillimisht ka folur për fitoren ndaj Hungarisë, ku Shqipëria mori tri pikë 1-0.

“Jam shumë i lumtur që dje fituam dhe gjithë skuadra luajti mirë. Unë besoj që përveç dy rasteve që gabova, normale rezultati tregon që s’kemi luajti mirë ndaj Polonisë. Por, jam i lumtur për ndeshjen e djeshme”.


“Rasti i humbur? Nuk kisha çfarë të mendoja. Shkova shpejt në mbrojtje. Humba një rast të rëndësishëm, por ndodh në futboll. Nuk ke çfarë të bësh. Siç e thashë më parë, isha pak pafat, ishte top i shpejtë. Nuk mund të flasim për gjërat që kanë kaluar, është e kotë”, tha Kumbulla.

Tutje mbrojtësi shqiptar foli edhe për shanset që ka Shqipëria për kualifikim të mundshëm.

“Minutat? Shokët e skuadrës më ndihmojnë shumë. Nuk kam problem të luaj me asnjë. Asnjë lojtar nuk është titullar i padiskutueshëm. E rëndësishme është ekipi kombëtar. Kush luan do të japë 100 përqindëshin”.

“Shanset për kualifikim? Dëshira jonë është të bëjmë më mirë, të shkojmë në play-off. Është e vështirë se janë ekipe të forta. Do të japim maksimumin në fushë, ishalla po shkojmë në play-off”, deklaroi mbrojtësi i talentuar i Romës.

“Kundërshtari direkt? Besoj se të dyja janë kundërshtar direkt si Polonia dhe Hungaria. Kanë rivalitet, por unë besoj se janë të dyja. Shpresoj që ishalla po bëjnë ndonjë gol, jo vetëm me San Marinon por edhe me tjerat”, përfundoi Kumbulla. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Pedri e pranon se nuk e meritoi çmimin 'Lojtari i ndeshjes', tregon se cilit bashkëlojtarë do t'ia dhurojë

Pedri e pranon se nuk e meritoi çmimin 'Lojtari i ndeshjes', tregon se cilit bashkëlojtarë do t'ia dhurojë

La Liga
Barcelona synon yllin e Ligës Premier si pasues të De Jongut

Barcelona synon yllin e Ligës Premier si pasues të De Jongut

La Liga
Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori