Kumanovë, 20 raste të reja dhe tetë të shëruar

Qendra për Shëndet Publik gjatë 24 orët e fundit regjistroi 20 raste të reja me COVID-19, të gjithë nga Kumanova.
"Pjesa më e madhe e të infektuarve të rinj kanë pasur kontakte me raste të vërtetuara më herët, por ka edhe të infektuar të rinj", deklaroi Arif Latifi, drejtori i Qendrës për Shëndet Publik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Që nga fillimi i pandemisë, të diagnostifikuar me COVID-19 në Qendrën për Shëndet Publik - Kumanovë janë regjistruar 987 pacientë.
Prej tyre, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 282 janë raste aktive./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26/07/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































