Site icon Telegrafi

Kumanova dhe Gjilani me projekt të përbashkët për modernizimin e tregjeve

Me grant nga BE me vlerë prej 324.766 mijë euro, Kumanova dhe Gjilani do të modernizojnë tregjet.

Kryetarët e komunave përkatëse, Maksim Dimitrievski dhe Lutfi Haziri, sot në Kumanovë nënshkruan projektin në prani të administratorëve dhe kompetentëve të ndërmarrjeve publike përgjegjës për tregjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përmes projektit pritet që të modernizohet tregu i Kumanovës në nivel të dytë dhe tretë, ndërsa do të mbarojë edhe rikonstruimi i çatisë, do të përmirësohen lokacionet për shitje, si dhe do të brendohen disa prodhime.

“Ky është fillimi, nuk do të ndalemi këtu. Qytetarët e dy komunave do të kenë përfitim nga ky projekt, pasi do të modernizohen tregjet”, tha Dimitrievski.

Ndërsa kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se me Kumanovën përveç këtij projekti do të bashkëpunojnë edhe në shumë projekte tjera.

“Shpresoj që me sukses ta përmbyllim këtë projekt dhe do të kërkojmë mënyra për realizimin edhe të projekteve tjera përmes IPA fondeve”, tha Haziri./Telegrafi/

Exit mobile version