LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 13° cloudy

Kultura lokale, pjesë e Muzeut Etnografik të Gjakovës

Kultura lokale, pjesë e Muzeut Etnografik të Gjakovës

Qyteti i Gjakovës njihet si qytet i cili në territorin e saj ka disa monumente që kanë rëndësi të madhe kulturore jo vetëm për vetë qytetin, por për Kosovën në pëgjithësi.

Një monument i tillë është edhe Muzeu Etnografik i Gjakovës, monument ky i cili i është i kategorisë “Arkitekturore”, shkruan Telegrafi.

Muzeu Etnografik u ndërtua që në vitin 1810, dhe ishte fillimisht një shtëpi që u shërbeu familjeve Sina, Boshnjaku dhe Haxhismaili, ndërsa më pas, më saktësisht në vitin 1981 ky objekt u mor më pronësi nga Komuna e Gjakovës, dhe u shëndrrua në një Muze Etnografik.


Kjo shtëpi, e cila ne vete bart një vlerë të madhe historike, ka dy kate, në te cilat shfaqet kultura lokale e komunës së Gjakovës.

Kati përdhesë i kësaj shtëpie të shëndrruar në Muze shfrytëzohet për ekspozita tematike, ndërsa në këtë pjesë janë të ekspozuara edhe eksponate të zejeve të kultivuara në qytet e rrethinë.

Ndërsa në katin e epërm të muzeut në koridor janë të vendosura disa eksponate etnografike të veshjes së popullsisë të cilat janë veshur ndër vite.

Sa i përket eksponateve, Muzeu i Gjakovës vlerësohet të jetë njëri prej muzeve më të pasur në Kosovë dhe në Ballkan, pasi koleksioni i Etnografisë disponon me një fond prej 1730 objekteve të kulturës materialeve te gjetura në vendbanime qytetare dhe fshatrave të regjionit të Gjakovës, gjatë periudhave të ndryshme historike shkruan Telegrafi.

Vizitorët këtë muze me vlera të çmueshme të kulturës sonë maeteriale mund ta gjejnë në Rr. “Nëna Terezë” në “Shtëpinë Tradicionale Qytetare”./Telegrafi/.

Në trend

Më shumë
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Botë
Kalo në kategori