Lansimi i produkteve të sigurimeve bujqësore, me mbështetje të IFC-së, është duke ndihmuar në rritje të këtij sektori si dhe duke mbështetur fermerët që të luftojnë me ndikimin që ndryshimet klimatike kanë në prodhimet e tyre.
Në Teneshdoll, fshat pak kilometra larg nga kryeqyteti Prishtinë, një çift i ri zbuloi pasionin e tyre të jetës.
Teuta dhe Ekrem Rrahmani, tani në të 30-tat e tyre, para një dekade vendosën që të fillojnë agro-biznesin e tyre në zinxhirin e vlerës së mjedrës.
Brenda një dekade, investimi i tyre u zgjerua nga 20 ari në 6 hektarë, duke kthyer kështu fushat e tyre bujqësore në një pamje piktoreske të kuqe.
Bashkë me biznesin u rritën edhe fëmijët e tyre, të cilët tani u ndihmojnë prindërve në fermë. Ky biznes gjithashtu punëson 30 punëtorë përgjatë periudhës së vjeljes.
Zonja Rrahmani, 36 vjeçare, shprehet e kënaqur me punën në fushë. Si një nga gratë e pakta fermere dhe ndërmarrëse në Kosovë, ajo inkurajon gratë e tjera që t’i bashkohen sektorit të bujqësisë.
“Të punosh në zinxhirin e vlerës së mjedrës, fillimisht ka qenë sfiduese, derisa kemi mësuar sesi të kultivojmë këtë kulturë bujqësore. Tani ne i shijojmë frytet e suksesit,” thotë ajo.
Por kjo familje gjithashtu janë shumë të vetëdijshëm mbi ndikimin e ndryshimeve klimatike- posaçërisht temperaturave të larta, të cilat mund të shkatërrojnë rendimentin e tyre.
Një raport tregon se temperaturat në Ballkanin Perëndimor kanë shënuar rritje mesatarisht nga 1 ̊C në 2 ̊C mes viteve 1992-2020, ku qendër ka qenë Kosova.
Duke pasur parasysh këtë fakt, Rrahmani përkrahu mundësinë për të siguruar rendimentin e tij, me mundësi të kompensimit nga skema e subvencioneve që ofron qeveria.
“Këtë vit temperaturat e larta kanë dëmtuar rreth 30 për qind të prodhimit”, thotë ai.
Në vitet paraprake, gjithashtu kanë pësuar dëme të konsiderueshme, duke afektuar deri në 70 për qind të rendimentit, dhe duke pësuar humbje deri në 150 mijë euro.
Ky çift e sheh sigurimin bujqësorë si përgjigje.
“Ky është një instrument për mbrojtur prodhimin tonë. Nëse nuk siguroni prodhimin tuaj, nuk mund të merrni asnjë kompensim kur ndodhin dëmet”, thotë Rrahmani.
Duke paguar policën e tyre të sigurimit vetëm 57 euro, meqë pjesa dërmuese subvencionohet, ky çift ka kursyer mbi 500 euro, të cilat i kanë marr kompensim dhe të cilat planifikojnë t’i investojnë në rritje të biznesit.
Skema e sigurimeve bujqësore është themeluar në vitin 2017, si projekt i përbashkët mes IFC-së dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë, dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR). Qëllimi i kësaj iniciative ka qenë që të themelohet një sistem të sigurimeve bujqësore që do të mbështeste fermerët dhe të ndihmoj në zhvillimin e këtij sektori.
Bujqësia është thelbësore në Kosovë, posaçërisht për popullsinë e zonave rurale. Kosova si vend që nuk ka dalje në det, ka më shumë se gjysmën e hapësirës- tokë bujqësore, gjë që u mundëson banorëve të këtyre zonave punësim dhe furnizim me ushqim, kryesisht përmes parcelave të vogla në të cilat ata kultivojnë produkte për mbijetesë.
Pothuajse në gjysmën e tokës bujqësore, prodhohet drithërat, patatja, frutat e malit dhe speci, ndërsa pjesa tjetër e tokës bujqësore është për kullota dhe livadhe të gjelbra.
Si në shumë pjesë të tjera të botës, ndryshimet klimatike janë kërcënim për prodhimin- nga temperaturat e larta deri tek reshjet e mëdha ose mungesa e ujit.
Sipas Raportit të Kosovës për Strategjinë për Ndryshime Klimatik, ndryshimet klimatike kanë shënuar rritje, duke u karakterizuar me valë të nxehtit, thatësira, përmbytje, si dhe rritje të mundësive të kaplimit të pyjeve nga zjarri. Sipas MBPZHR, bujqësia në Kosovë ka pësuar humbje rreth 5.4 milionë euro, nga dëmet e shkaktuara vetëm në vitin 2022.
“Sigurimet bujqësore ndërtojnë konferencë për institucionet financiare kredi-dhënëse, sepse fermeri ka ndërmarr masa paraprake për të mbrojtur biznesin. Prandaj, mund të themi se sigurimi bujqësor është komponentë thelbësore, si për rritje të agrobizneseve ashtu edhe forcim të sektorit financiar”, thotë Liliana Pozzo, këshilltare dhe menaxhere e IFC-së për Evropë, Amerikë Latine dhe Karaibe.
Ndërsa Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci thotë se “krijimi i kushteve për të lehtësuar qasjen në financa për fermerët vendor dhe prodhuesit, si dhe ndihma për të zbutur rreziqet e ndërlidhura me ndryshimet klimatike, janë thelbësore për të zbërthyer potencialin e sektorit tonë bujqësorë.”
Zhvillimi i Sigurimeve Bujqësore
E tërë kjo nënkupton se fermerët e Kosovës, ngjashëm si në vendet tjera të botës, kanë nevojë të madhe për sigurime bujqësore për të ruajtur prodhimet e tyre bujqësore. Deri vonë, diçka e tillë nuk ka ekzistuar. Më parë MBPZHR kompensonte fermerët për dëmet e shkaktuara nga faktorët e ndërlidhur me motin përmes pagesave ad-hoc, që ka qenë sistem jo transparent dhe shpesh jo efikas.
Projekti i përbashkët e i IFC-së dhe me Ministrinë e Bujqësisë ka ndihmuar në ndryshim të kësaj forme. Si pjesë të projektit të saj, IFC ka mbështetur MBPZHR për të krijuar infrastrukturën ligjore, si dhe në ndërtim të kapaciteteve për dizajnim, përshtatje dhe subvencionim të produkteve bujqësore. Gjithashtu ka bërë fushata vetëdijësuese për të inkurajuar përfshirjen e më shumë fermerëve.
Prodhimet e para bujqësore janë prezantuar në vitin 2018. Ndërsa nga viti 2019 e deri tani, fermerët e Kosovës kanë siguruar në total 552 hektarë të tokës bujqësore, në vlerë totale prej 1 milionë eurosh të policave të shituara. Aktualisht, qeveria është duke subvencionuar 75 për qind të vlerës së primit të sigurimit, dhe vendosmëria e saj për të këtë skemë është e qartë.
Znj. Pozzo nga IFC thotë se ndërtimi i sistemit të sigurimeve bujqësore “ishte proces i ndërlikuar dhe i gjatë që përfshinë shumë hisedarë. Dhe vetëm me qasje gjithëpërfshirëse, ne mund të ndërtojmë një sistem efikas, ku të gjitha palët do të përfitonin dhe do të mund të menaxhonin në mënyrë efektive ndikimin e shkaktuar nga ndryshimet klimatike.”
Mbrojtja e rrushit të verës së Kosovës
Veraria dhe vreshtaria Stone Castle është ndër agrobizneset më të mëdha në Kosovë. E vendosur në zemër të luginës së bukur të Rahovecit, kjo kompani ka në pronësi 2,246 hektarë tokë.
Këtë vit, ata kanë siguruar 300 hektarë të vreshtarisë së tyre- kryesisht zonat me rrezikshmëri të lartë nga ndryshimet e temperaturave, për të shmangur humbjet e vazhdueshme të shkaktuara nga moti.
Emrullah Spahiu, menaxher i vreshtarisë, thotë se mbështetja nga MBPZHR-ja me 75 për qind subvencion, si dhe 10 për qind mbështetje nga komuna, ka inkurajuar ata që të sigurojnë rendimentin e tyre.
Siç thotë ai, “sigurimet bujqësore krijojnë mjedis të sigurt për aktivitete bujqësore dhe investime të mëtutjeshme.”
Këtë vit, kompania ka pësuar 60 për qind humbje në prodhim për shkak të reshjeve të mëdha të shiut mes muajve maj dhe korrik. Ata nuk kanë marr kompensim, meqenëse sigurimi i tyre indeks ka mbuluar vetëm ngricat pranverore, kjo edhe tregon se natyra e ngjarjeve të motit ekstrem nuk mund të parashihet gjithmonë.
Përkundër kësaj, kompania konsideron se sigurimi bujqësor është thelbësorë për mbrojtje të biznesit- Spahiu ka ide për disa ndryshime që duhet të bëhen në sistemin ekzistues, përfshirë qasje më të mirë në të dhënat për vlerësim të dëmit.
“Aktualisht, ne nuk kemi qasje në vlerësim”, thotë ai, gjersa shton se “kështu që do të ishte mirë që të vendoset një proces më transparent.”
Fuqia e ndryshimit
Alban Shabani ka qenë ndër fermerët e parë në Kosovë që ka blerë sigurim bujqësor indeks të ndërlidhur me motin. Ai ish shërbyes civil dhe u kthye në forcë ndryshimi për këtë sektor. Në vitin 2017, në të 20-at e tij, a kishte vendosur që të lë punën në Ministrinë e Punëve të Jashtme për të themeluar agrobiznesin e tij të quajtur “Joni-Sh.”
Duke shfrytëzuar tokën e trashëguar nga familja në fshatin Ballofc, në pjesën veri-lindore të Kosovës, ai fillimisht kishte mbjellë 60 ari tokë me mjedër, kryesisht për konsum të brendshëm.
Në vitin vijues, ai kishte investuar në frigoriferë të mëdhenj për të ruajtur prodhimin e tij, dhe kështu themeloj qendrën grumbulluese. Biznesi i tij u zgjerua shumë shpejt. Sot, kompania e tij ka të kontraktuar 300 fermerë, të cilët mbledhin nga 400 deri në 600 tonë mjedër brenda vitit.
Shumica dërmuese e prodhimit të tyre eksportohet në tregun evropian, duke gjeneruar qarkullim vjetor neto deri në 1.7 milionë euro, dhe duke krijuar 3000 vende pune në këtë zonë përgjatë sezonit verorë.
Shabani ka blerë sigurime bujqësore jo vetëm për pemishten e tij, por edhe për 30 fermerë të kontraktuar. Këtë vit, të gjithë fermerët e kësaj zone janë prekur nga temperaturat e larta, dhe si rrjedhojë që të gjithë kanë pranuar dëmshpërblim.
Ai e sheh sigurimin bujqësor si instrument të rëndësishëm për të siguruar sukses të vazhdueshëm. Vitin e ardhshëm, ai planifikon të mbuloj çerekun e shpenzimeve për sigurime bujqësore për 300 fermerë të mjedrës, përderisa pjesën e mbetur e mbulon MBPZHR.
“Unë besoj se fermerët nuk duhet të trajtojnë shtetin si një arkë të parasë së gatshme, për të tërhequr parë” thotë ai. “Humbjet që ata përjetojnë si pasojë e faktorëve të motit duhet të mbulohen me sigurime bujqësore,” përfundon Shabani.
Ky tekst është nga ekipi IFC-së dhe mund ta gjeni këtu: https://www.ifc.org/en/stories/2024/cultivating-hope-for-kosovos-farmers
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
PostCHAT ju pret!
Kryetari i AKK, Ibrahimi: Buxheti për vitin 2025 injoron kostot e kontratave kolektive
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje