Kullat që s’mundi t’i rrëzojë Serbia, rrezikohen nga pakujdesia e institucioneve të Kosovës (Video)

Tridhjetegjashtë orë granatime nga forcat serbe mbi kullat e Jasharajve në Prekaz, nuk arritën që t’i rrafshojnë. Sot, ato janë kujtimi i luftës dhe i lirisë së Kosovës.
Por, 17 vjet pas çlirimit dhe përfundimit të luftës, kullat e jasharajve vazhdojnë të luftojnë - jo me forcat serbe, por me kohën.
Këto kulla po rrezikohen të rrënohen për shkak të moskonservimit të tyre.
Xhevat Imeri, ciceron në Kompleksin Memorial në Prekaz, rrëfen edhe për pasigurinë e vizitorëve në këto objekte. /Tribuna Channel/
Nga
Telegrafi
27/03/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































