Kompania e monitorimit të basteve Federbet ka denoncuar miqësoren e sotme të Kukësit me skuadrën austriake Volfsberger ku kampionët e Shqipërisë u mposhtën me rezultatin 7-0.

Sipas Federbet, koefiçentët e basteve gjatë ndeshjes kapën shifra shumë të çuditshme duke e bërë këtë ndeshje si të dyshuar për kurdisje.


“Ndeshjet miqësore filluan dhe menjëherë koefiçentë të çuditshëm mahnitës gjatë ndeshjes Volfsberger – Kukësi (7-0).

Për të ardhur keq që asgjë nuk ndryshon, aktorët janë gjithnjë të njëjtët dhe ndeshjet miqësore shndërrohen në ushtrime për fiksimin e rezultateve të ndeshjeve.”

telegrafi sport app