Burim Kukeli ka folur për ndeshjen me Izraelin, por edhe për gjendjen aktuale të Kombëtares dhe mundësinë për atë arritur vendin e tretë.
“Është moment shumë i vështirë sidomos pas pesë humbjeve. Nuk e kemi pritur as ne, por mundohemi të japim maksimumin”.
Fjalia e parë e Burim Kukelit në konferencën për shtyp nga Turqia pasqyrën situatën delikate që po kalon Kombëtarja shqiptare pas humbjes në miqësoren e Luksemburgut. Mesfushori kuqezi e pranon se skuadra nuk arrin të reagojë, por ai shikon nga e ardhmja dhe ndalet te ndeshja zyrtare me Izraelin duke shpresuar te një fitore.
“Jemi gati, mendoj se tani në lojë me Izraelin i vetmi shans është fitorja që t’i afrohemi vendit të tretë. Shpresoj që të jemi të gjithë gati për të marrë fitore”.
Kukeli nuk e pranon se pas evropianit skuadra nuk arrin të gjejë motivim. Sipas tij, skuadra duhet të fokusohet te objektivat për të ecur përpara.
“Nuk jemi të ngopur edhe pse arritja në evropian ishte një sukses shumë i madh. Çdo lojtar duhet të japë maksimumin për kombëtaren, por tashmë misioni bëhet i vështirë dhe duhet të arrijmë vendin e tretë sepse për ne vlen shumë. Në futboll gjithçka është e mundur dhe këtë e kemi treguar me fitoren në Portugali. Do të mundohemi të bëjmë një hap përpara dhe nëse fitojmë në Izrael do të jemi në rrugën e duhur”.
Në Kombëtare, Kukeli është aktivizuar shpesh herë edhe në qendër të mbrojtjes, por ai thekson se ky nuk është një problem për të, transmeton TCh.
“Edhe në Evropian kam luajtur qendërmbrojtës. Është një pozicion që di ta bëj sepse nuk ka shumë ndryshim me pozicionin tim. Është interesante për mua sepse asnjëherë nuk është vonë të mësosh gjëra.
Mendoj se nuk duhet të mendojmë shumë për skemën se si luan kundërshtari por te vetja jonë dhe të japim maksimumin”.
Në fund, Kukeli jep një mesazh edhe për të gjithë shokët e skuadrës, duke theksuar se ajo disfatë në Luksemburg duhet të shërbejë për të korrigjuar gabimet e bëra.
“Me Luksemburgun jemi mërzitur shumë, por duhet të mësojmë nga gabimet e bëra”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës