LAJMI I FUNDIT:

Kujtim Gashi: Po dyshojmë se qëllimi i LVV-së është t’ia zgjasë jetën kësaj qeverie edhe gjashtë muaj

Kujtim Gashi: Po dyshojmë se qëllimi i LVV-së është t’ia zgjasë jetën kësaj qeverie edhe gjashtë muaj

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi ka thënë në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini se pa i pasur 61 vota në tavolinë është e kotë të niset mocioni i mosbesimit.

“Nisma e LVV-së për rrëzimin e kësaj qeverie është vetëm një shfaqje mediatike. Nuk është një nismë aspak serioze edhe për nga mënyra se si është adresuar dhe si kanë kërkuar ndihmën e PDK-së. Këta ndihmën e PDK-së e kërkuan përmes mediave”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Gashi thotë se askush nga PDK nuk ka thënë se nuk e rrëzon qeverinë por sipas tij mënyra e sjelljes së LVV-së ndaj PDK-së nuk është e duhura.


“E para LVV duhet të tregojë para elektoratit të vet se çfarë ka ndodhur me vijat e kuqe që ajo kishte vendosur në fushatë ndaj PDK-së. E dyta Vetëvendosje duhet të tregojë se a i ka parimet e njëjta se në kohë pandemie nuk duhet të rrëzohen qeveritë. A e ka ndryshuar ajo këtë standard apo varësisht nga pozicioni i saj vendosen parimet”.

Deputeti i PDK-së thotë se LVV nuk po tregon se si do t’i sigurojë votat tjera për rrëzimin e qeverisë.

“Dihet se nëse dështon mocioni edhe gjashtë muaj tjerë nuk mund të ngrihet mocion tjetër ndaj qeverisë…Nëse nuk janë 61 vota s’ka se si të niset mocioni pasi dështon votimi. Ne po dyshojmë se qëllimi i LVV-së është t’ia zgjasë jetën kësaj qeverie edhe për gjashtë muaj”, tha ndër të tjera Kujtim Gashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Drejtësi
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori