Kujta dhe Cozman kanë prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

"Si arabe" mban titullin kënga, të cilën e kanë sjell të kompletuar edhe me videoklip.


Teksti dhe melodia është bërë nga Lum Dakaj me producim nga Bigdeal Records.

Screenshot 12 34 Foto: Screenshot/YouTube

Këta të fundit po ashtu janë përkujdesur edhe për 'beat'-in e këtij projekti ritmik.

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit të njohur nga Shqipëria, Max Production.

Screenshot 13 32 Foto: Screenshot/YouTube

Kjo këngë tashmë ndodhet në platformën YouTube dhe besohet se do të pëlqehet nga publiku.

Cozman së fundmi është angazhuar më shumë në muzikë dhe koncerte. /Telegrafi/