Site icon Telegrafi

Kujt do t’i kishte shkuar mendja t’i shikonte stolitë në trupin e saj lakuriq

Manekinia e njohur ka bërë fotografi provokuese dhe ka vënë në hije produktin të cilin e reklamon.

Emily Ratajkowski është fotografuar për brendin e stolive “Jacquie Aiche”, mirëpo nuk na është e njohur se kujt i ka shkuar mendja t’i shikojë stolitë, kur ka ekspozuar atë trup lakuriq dhe atë gjoks, transmeton Telegrafi.

Ajo është personazh mbrojtës i stolive për pranverën 2016, ndërkaq në fotografi mund të shihet se si trupi i është mbuluar në mënyrë elegante me këto stoli, derisa pjesët intime i mbulon me duar dhe me rroba të pakta.

Stolitë të cilat i ka reklamuar ajo janë hit i këtij viti, ndërkaq përbëhen nga pjesë të cilat mund të barten pothuajse në të gjitha pjesët e trupit – rreth belit, mbi gjoks, në llërë krahu…

Kjo është e përsosur për këtë sezon vere kur do të shkojmë me duar të zbuluara, apo si shtesa kur shkojmë në plazh me rroba banje. /Telegrafi/

Exit mobile version