LAJMI I FUNDIT:

Kujdesi veror ndaj flokëve

Kujdesi veror ndaj flokëve

Që të jeni të sigurta se flokët tuaja do të jenë të freskëta dhe të shëndosha, pas të gjitha këtyre argëtimeve verore, edhe gjatë kënaqësisë dhe pushimit veror, investoni në produktet kozmetike verore të pasura me aromë vere, të cilat do të neutralizojnë efektin e dëmshëm të kripës, klorit dhe diellit.

Për njomje do të kujdesen përbërësit e preparateve, si vaji i bajames së ëmbël dhe provitamina B5, ndërsa me lagështi do t’i furnizojnë elementet e rëndësishme, si ekstrakti i farave të lulediellit.

Gjatë verës, flokët nuk duhet t’i lani më shpesh se dy herë në javë, me kusht që të pastroheni me ujë pas çdo larjeje në det ose në pishinë.

Kurseni flokët nga modelet e flokëve dhe lini të lëshuara që edhe ato ta shijojnë periudhën me relaksuese të vitit. /Telegrafi/