Teuta Hasbahta, neonatologe në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për kujdesin ndaj foshnjave të porsalindura.

Hasbahta ka dhënë këshilla të rëndësishme për prindërit e rinj lidhur me atë se si duhet të kujdesen për foshnjat e porsalindura dhe rëndësinë e ushqyerjes së tyre me qumësht gjiri.


“Ushqyerja me gji është shumë e rëndësishme...Njeriu kur është krijuar, gjidhënia është ashtu...Natyra e ka krijuar dhe është shumë adekuat për foshnjën... qumështi i gjirit është i pazëvendësueshëm...”, tha Hasbahta.

Ajo tutje ka folur edhe për verdhëzën tek të porsalindurit dhe trajtimin e saj, pastaj ka sqaruar për ngërçet e barkut te foshnjat, etj.

Neonatologia Hasbahta ka treguar edhe domethënien e testit Apgar që iu bëhet foshnjave që sapo lindin, pastaj ka folur lidhur me disa ‘mite’ ose keqkuptime të zakonshme që njerëzit kanë rreth kujdesit ndaj të porsalindurve, si pështjellja e të porsalindurve më shumë se që duhet, trajtimin i verdhëzës përmes “metodave shtëpiake’ etj.

Podcasti "Shëndeti në rend të parë" mbështetet nga kompania Muqa Solar. /Telegrafi/