Të enjten rreth orës 10:30 ka ndodhur një aksident rrugor në magjistralen Pejë – Prishtinë. Telegrafi ka siguruar disa fotografi të aksidentit, në të cilat shihet një veturë e tipit Golf, e dëmtuar nga përplasja.

Ndryshe, aksidenti në fjalë ka ndodhur në urën e fshatit Llozicë.


tipppp

Sipas dëshmitarëve, në këtë pjesë, si pasojë e motit të ftohtë, rruga bëhet e rrëshqitshme.

toff toff

Kjo edhe po u shkakton problemeve, sidomos vozitësve që po tregohen jo të kujdesshëm. Ndërkohë, Policia e Kosovës për Rajonin e Gjakovës ka thënë se nuk kanë informata rreth aksidentit në fjalë. /Telegrafi/