Nëse e shihni këtë video gjatë kohës që jeni duke ngrënë, pothuajse me siguri do ta humbni oreksin tuaj.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë momentin e neveritshëm që një dentist zbuloi një tufë krimbash brenda gojës së pacientit.


Insektet mund të shihen duke lëvizur nëpër mishrat e pacientit, që mendohet të jetë një grua.

Pamjet thuhet se janë bërë diku në Indi.

Siç edhe mund të supozohet dhëmbët dhe mishrat e pacientit janë në gjendje të keqe.

Besohet se ajo mund të vuajë nga myiasis, gjendje ku ato mund të jetojnë në trup. /Telegrafi/