Tregjet ofrojnë shumë ujëra mineral, por ne do t’ju tregojmë se cili është ai i duhuri për një shëndet të mirë…
Propozimet në treg janë të shumta dhe shpesh është e vështirë të bësh diferencimin mes informacioneve të etiketave nëse nuk jeni ekspertë. Ndaj ne ju ftojmë që të lexoni më poshtë, për të kuptuar diçka më shumë rreth kësaj çështjeje.
Bëni kujdes me mbetjen e thatë të ujit të mineralizuar dhe origjinën e tij
Ndryshimi kryesor mes llojeve të ujit qëndron tek e ashtuquajtura mbetja e thatë, që ndahen në këto kategori: uji mjaft i fortë mineral me mbetje të thatë 1.500 mg/l; uji mesatarisht mineral me mbetje të thatë më të madhe se 500 dhe më të vogël ose të barabartë me 1.500 mg/l; uji oligomineral me mbetje të thatë më të madhe se 50 dhe më të vogël ose të barabartë me 500 mg/l dhe uji më pak i mineralizuar me mbetje të thatë më të vogël ose të barabartë me 50 mg/l.
Një tjetër dallim mes tyre qëndron edhe te pasja ose jo e flluskave natyrale apo të gazuara. Por çfarë është mbetja e thatë dhe përse është kaq e rëndësishme në zgjedhjen e ujit?
Bëhet fjalë për pjesën e thatë të krijuar nga kripërat minerale, të cilat mbeten në një litër ujë pas avullimit në të thatë në 180°. Sa më e lartë të jetë mbetja e thatë, aq më i “mineralizuar” është uji. Kështu që ata që kanë nevojë për kripëra minerale, sportistët, të rinjtë dhe të moshuarit duhet të preferojnë ujin e mineralizuar, ndërsa ata që kanë nevojë të stimulojnë diuresinë, të eliminojnë toksinat dhe të luftojnë problemin e mbajtjes së ujit, duhet të zgjedhin ujin oligomineral. Ndërkohë, uji mineral i pasur me kripëra lehtëson tretjen.
A përmban uji substanca kimike?
Po, tek uji gjenden disa substanca kimike helmuese, të cilat nuk duhet të kalojnë kufirin në përmbajtjen e tij: nitritet, nitratet dhe arseniku. Së fundmi janë edhe fluoridet, që nga një anë mund të ndihmojnë në parandalimin e prishjes së dhëmbëve, por, nga ana tjetër, nëse merren në sasi të larta (sidomos nga fëmijët dhe foshnjat) mund të sjellin efekte negative.
Ndërkaq, uji në shishe mund të jetë i pagazuar (nuk përmban dyoksid karboni) apo i gazuar në mënyrë natyrale (përmban dyoksid-karboni), që rrjedh nga i njëjti burim sikurse edhe uji. Po nëse në deklaratë shkruan “ujë mineral i gazuar” atëherë kuptohet se ujit i është shtuar CO2, që nuk rrjedh nga i njëjti burim sikurse edhe uji.
Uji mineral i gazuar, posaçërisht ai me përmbajtje të lartë të dyoksid-karbonit, nuk sugjerohet për përdorim të përditshëm, sepse CO2 është një gaz tejet agresiv, i cili mund të dëmtojë shëndetin e atyre që e pinë vazhdimisht atë ujë dhe në sasi të madhe.
Kujdesi ndaj ambalazhit
Studime të ndryshme kanë treguar se ambalazhi i xhamit është shumë më i mirë se ai i plastikës. Testet tregojnë se shishet e plastikës në përdorim të gjatë, lëshojnë në ujë acetaldehid, një substancë e dëmshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit