UEFA ka konfirmuar gjyqtarin e ndeshjes kthyese çerekfinale Barcelona-Juventus.

Holandezi Bjorn Kuipers është konfirmuar si gjyqtari kryesor ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve që zhvillohet në Camp Nou të mërkurën.


Emërimi i këtij gjyqtari thuhet se nuk do të jetë i mirëpritur nga Zonja e Vjetër.

Kjo pasi nga gjykimi i mëparshëm nga Kuipers ata kanë dështuar të fitojnë ndonjërën nga katër ndeshjet e tyre me të në krye, përcjell Telegrafi.

Bianconerët kanë barazuar 1-1 me Borussia Monchengladbach dhe Olympique Lyonnais në Ligën e Kampionëve, ndërsa humbën 4-1 me Fulham në Ligën e Evropës.

Ndërsa, për Barcelonën duket të jetë i mirëpritur ky gjyqtari pasi më parë ka gjykuar dy penallti në favor të tyre në një ndeshje të Ligës së Kampionëve ndaj Milanit. /Telegrafi/

telegrafi sport app