LAJMI I FUNDIT:

Kufizohet lëvizja e qytetarëve në sheshet e qytetit të Mitrovicës

Kufizohet lëvizja e qytetarëve në sheshet e qytetit të Mitrovicës

Komuna e Mitrovicës ka marrë masa shtesë në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së coronavirusit, duke ndaluar lëvizjen e qytetarëve në sheshet e qytetit.

Kështu ka bërë të ditur përmes një komunikate për medie, komuna e Mitrovocës, të cilët po ashtu njoftuan se kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka dalë për të parë nga afër mënyrën e kufizimit të shesheve.

Tri sheshet kryesore të qytetit janë vendosur në kufizim, me rekomendim të institucioneve shtetërore të cilat janë përgjgjëse për menaxhimin e kësaj situate.


“Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, Policia e Kosovës sot në mëngjes ka vendosur për kufizimin e shesheve të  qytetit “Isa Boletini”, “Mehë Uka” dhe Adem Jashari”, në mënyrë që të parandalohet grumbullimi i qytetarëve. Me këtë rast kryetari i komunës, Agim Bahtiri, së bashku me komandantin e Stacionit Policor Jug, Ahmet Xhosha, kanë dalë për të parë për së afërmi mënyrën e kufizimit të këtyre shesheve, si masë shtesë për parandalimin e koronavirusit.  Ky kufizim është bazuar në rekomandimet e institucioneve shtetërore ndaj pandemisë COVID- 19, ku Policia e Kosovës ka vënë shiritat sigurues në sheshet e qytetit me qëllim të zbatimit të vendimeve mbi ndalimin e grumbullimit dhe shfrytëzimit të shesheve për shëtitje”, thuhet në komunikatë.

Përveç shiritave që kufizojnë lëvizjen, policia ka vendosur edhe disa mesazhe inspiruese-motivuese për situaten.

“Me qëllim të parandalimit dhe ngritjes së vetëdijesimit të qytetarëve përveç vendosjes së shiritave policor, njëkohësisht janë ekspozuar edhe disa mesazhe inspiruese- motivuese relevante me situatën në fjalë, duke përçuar mesazhe domethënëse për familjen, shëndetin, dhe sigurinë e përgjithshme për rrethanat aktuale. Andaj kryetari Bahtiri bën apel tek të gjithë qytetarët të respektojnë këtë masë shtesë, duke qëndruar sa më shumë në shtëpitë e tyre dhe të dalin vetëm në raste të domosdoshme”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Lajme
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Lajme
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Lajme
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kalo në kategori