Sa më shumë që përpiqeni të vendosni autoritet, aq më tepër i jepni mundësi fëmijës adoleshent ta përdorë fuqinë e tij negativisht. Disa këshilla si ta mbani hapur komunikimin.
Një nga veçoritë e adoleshencës është sfida ndaj autoritetit. Adoleshentët kërkojnë të kapërcejnë disa kufij, duke i kundërshtuar prindërit. Nëse u kundërviheni, atëherë keni nisur një betejë rraskapitëse.
Sa më shumë që përpiqeni të vendosni autoritet, aq më tepër i jepni mundësi fëmijës suaj adoleshent ta përdorë fuqinë e tij negativisht. E thënë në gojën e tij kjo do të kishte kuptimin: “Jam aq i fortë sa, megjithëse mundoheni të më shpërfillni, nuk do t’ia dilni dot.”
“Në luftën për pushtet” marrin pjesë dy persona. Tregohuni i matur. Kjo nuk do të thotë se po lëshoni pe. Mund ta kundërshtoni fëmijën tuaj adoleshent, por duke mos e fyer. Për shembull, me përgjigje të tilla: “Të kuptova, por nuk jam i një mendimi me ty”; “Nuk është e thënë të jemi gjithmonë në një mendje”; “Më vjen keq që ndihesh kështu”; “E respektoj dëshirën tënde për të patur ide të pavarura, por unë mendoj ndryshe”; “E zëmë se thua të vërtetën, por ç’nxorëm në dritë nga diskutimi ynë?”
Fjali si këto i lënë fëmijës suaj adoleshent të kuptojë se ju e vlerësoni, edhe nëse nuk jeni i të njëjtit mendim me të. Kjo ndihmon në krijimin e një mjedisi të hapur, në të cilin ai do të ndihet më mirë dhe do të bëjë të gjitha llojet e pyetjeve, duke përfshirë edhe ato mbi seksin. Kjo i forcon ndjenjën e barazisë në dialogun me partneren.
Adoleshenti ka nevojë të marrë vlerësimin e duhur për sjelljen dhe mendimet e tij. Vetëm kështu do të fitojë autoritetin e një të rrituri, që i dëgjohet zëri.
Bisedoni bashkë mbi tema të ndryshme, mbrojeni mendimin tuaj, por mos harroni asnjëherë të tregoni vullnet të mirë për të dëgjuar edhe mendimin e tij. Do të shihni se mendimet tuaja ndryshojnë. Nuk është ndonjë çudi e madhe. Një mosmarrëveshje e trajtuar me mençuri, mund të jetë më e dobishme se të qenit në një mendje.
A ka kufij për tema të caktuara apo mund të flisni për gjithçka? Sa më të hapur të jeni ju, aq më i lirshëm do të ndihet fëmija juaj adoleshent për të folur me ju mbi temën e seksit.
Nëse ju bën pyetje mbi aktivitetin seksual, nuk do të thotë se ai vetë kryen marrëdhënie seksuale. Por edhe nëse nuk ju pyet, nuk mund të thoni me bindje se nuk bën jetë aktive seksuale. Prandaj, nuk duhet të prisni derisa ta marrë ai iniciativën. Kjo është përgjegjësia juaj si prind. Mundësitë për të diskutuar me fëmijën tuaj adoleshent janë të pafundme. Dhe s’ka asgjë për t’u frikësuar! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zgjoheni të lodhur? Mjeku tregon se si të llogarisni kohën ideale për të shkuar në shtrat

Si duket procesi i fekondimit in vitro? Videoja që është parë nga miliona njerëz shpjegon gjithçka

Çfarë do të ndodhte nëse në vend të kafes do të pinit çaj?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë