Partia Demokratike e Kosovës nuk ka menduar ende për ndonjë koalicion të mundshëm me partitë tjera politike, derisa është e hapur për bashkëpunim me të gjitha ato parti që kanë pretendime më të mëdha se 5%. Kështu tha nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi pas mbledhjes së këshillit drejtues të kësaj partie.
Ai para mediave tha se me vota unanime është zyrtarizuar si kandidat i PDK-së për kryeministër, i pari i kësaj partie, Kadri Veseli.
“Këshilli drejtues në mënyrë unanime zgjodhi Kadri Veselin, kandidat për kryeministër të Republikës së Kosovës. Kadri Veseli tashmë është një personalitet i dëshmuar jo vetëm në luftën për liri, në luftën çlirimtare të Kosovës, por edhe dëshminë e tij për ekspertizën që e ka bërë edhe në aktivitetin e tij, në veçanti atë institucionale si kryetar i Kuvendit për dy mandate, dhe tani edhe si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës”, tha Kuçi.
Sipas Kuçit, Veseli ka vepruar edhe kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Për çka siç tha ai, ka bërë reforma të guximshme, duke nisur nga brenda PDK-së.
Në 20 vjetët e fundit, ai ka thënë se PDK ka bërë shumë për vendin dhe se njerëzit e PDK-së kanë udhëhequr luftën për liri, procesin e pavarësisë dhe shtetndërtimin.
I pyetur për koalicionet zgjedhore me partitë tjera politike, Kuçi tha se do të jenë në bashkëpunim me partitë të cilat kanë pretendime më të mëdha se 5 për qind.
“Partia Demokratike e Kosovës hynë në këtë garë zgjedhore me bindjen që do të fitojë zgjedhjet dhe do të jetë partia e parë politike në vend. Ne do të jemi në bashkëpunim edhe me parti të tjera politike të vendit. Por me këto parti të cilat kanë pretendime më të mëdha se 5 për qind. Nuk kemi menduar ende që të bëjmë koalicione zgjedhore. Por, ajo që kemi menduar është që ne do të jemi, dhe i ftojmë të gjithë, ta provojmë forcën tonë politike dhe ta provojmë legjitimitetin”, ka thënë Kuçi.
Pikë tjetër e rendit të ditës, në mbledhjen e këshillit drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës ka qenë edhe përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë